LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga Kashar-Rrogozhinë/ 670 milion euro për 44 kilometra rrugë

30 Tetor 2018, 20:33, Aktualitet CNA
Rruga Kashar-Rrogozhinë/ 670 milion euro për 44 kilometra rrugë

44 kilometrat e rrugës së re Kashar-Rrogozhinë nga 330 milionë euro që ishte planifikuar kosto në relacionin e buxhetit të vitit 2018, u rrit në 670 milionë euro në vitin 2019.

Dyfishimi i vlerës bën që vetëm për 64 kilometra rrugë, nga Thumana në Rrogozhinë kosto që duhet paguar nga qytetarët shqiptarë shkoi në 1 miliardë euro, ose 10 përqind e prodhimit kombëtar, shkruan TCH.

Aksi Kashar-Rrogozhinë është pjesë e autostradës Thumanë-Rrogozhinë me gjatësi totale 64 kilometër. Fillimisht qeveria kishte parashikuar që këtë rrugë ta jepte si një koncesion të vetëm. Por më vonë rruga u nda në dy segmente, Thumanë-Kashar me gjatësi 20 kilometër dhe Kashar-Rrogozhinë me gjatësi 44 kilometër.

Segmenti i parë ai i Thumanë-kashar u tenderua para disa muajsh. Koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit me gjatësi 20 kilometër ju dha kompanisë ?Gener 2? për një vlerë rekord që sipas relacionit të projektbuxhetit 2019 mund të arrijë deri në 340 milionë euro.

Ndërsa segmenti i dytë ai nga Kashari në Rrogozhinë është listuar si projekt për tu dhënë me koncesion gjatë viteve në vijim me kosto të parashikuar që tani ka arritur në 84.7 miliardë lekë ose mbi 670 milionë euro.

Lajmet e fundit nga