LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas skandali/Era Rusi në “Kënga Magjike” me këngë të kopjuar?

30 Tetor 2018, 10:10, Lifestyle CNA
Plas skandali/Era Rusi në “Kënga Magjike” me

Balada që solli këtë vit Era Rusin në ?Këngën Magjike?, është kthyer në temë diskutimi, pas disa ngjashmërive të mëdha me një tjetër këngë hit shumë të njohur për të gjithë.

Teksti prekës i këngës ?Mos ma merr? i punuar me profesionalitet nga këngëtarja e njohur Fifi, u përfol për një ngjashmëri me këngën ?Jolene? të Dolly Parton.

?Anabel.al?, shkruan se fabula është e njëjtë dhe se në të dyja rastet i këndohet të dashurës së burrit, e cila idealizohet si një femër e bukur, që nuk njeh konkurrencë dhe që mund të ketë këdo që dëshiron.

?Mos ma merr?

Në të dyja këngët, këngëtaret i përgjërohen kësaj femre që të mos ia marrë partnerin:

Ngjashmëria mes dy teksteve është vënë re edhe nga disa ndjekës të këngëtares Era Rusi në Instagram. Zëri i saj i fuqishëm dhe ndjeshmëria me të cilën e sjell këngën, është pritur shumë mirë nga publiku.

Megjithatë disa prej ndjekësve kanë dashur të dinë ku është frymëzuar Fifi për këngën dhe nëse ka ndonjë ndikim ?Jolene? te ?Mos ma merr?.

Për këtë ?iconstyle.al? kontaktoi personalisht me autoren e tekstit. Fifi nuk mohoi ngjashmërinë mes dy këngëve, ashtu siç nuk mohoi se ka shumë femra në mbarë botën që përballen me histori të tilla tradhtie dhe teksti u dedikohet atyre.

?Më vjen mirë që paskan shkruar mediat dhe kjo ka qenë arsyeja e bërjes së këngës. Kënga ?Jolene? mbetet ?Jolene?. Unë nuk jam inspiruar te ?Jolene?, por te gratë të cilat janë gjithmonë të penalizuara nga të dashurat e burrave të tyre, që në këtë rast as të dashurat nuk kanë faj, por kanë faj burrat që lidhen kur janë të martuar.  Është realitet i njerëzve, nuk mund ta sjellë vetëm Dolly Parton një histori të tillë?, u shpreh Fifi.

Këngëtarja e njohur theksoi se nuk e ka vjedhur tekstin dhe aq më tepër nuk e ka përkthyer ashtu siç bëjnë të tjerë autorë që përkthejnë tekstet nga italishtja.

?E para, akuza për ngjashmëri bie poshtë pasi nuk jam artiste që vjedh tekste ose përkthej siç ka disa të tjerë që përkthejnë tekste nga italishtja. Unë nuk e bëj këtë gjë dhe e dyta ka shumë këngë që thonë të dua edhe në shqip edhe në anglisht, i bie që të kenë vjedhur tekstet??

Fifi është shprehur shpesh herë se tekstet dhe këngët e saj sjellin të vërteta dhe bazohen në histori reale, ndaj dhe interesi ynë ishte të dinim nëse teksti i ?Mos ma merr? ka një bazë të vërtetë. Por këngëtarja konfirmoi për ?iconstyle.al? se personalisht nuk ka ndodhur një gjë e tillë me të, por njeh raste të femrave që kanë vuajtur tradhtinë e partnerit.

Megjithatë Fifi la një pikëpyetje sa i përket historisë ku është bazuar teksti:

?Zakonisht bazohem në histori të vërteta dhe kësaj rradhe i bie që mund të ketë pasur diçka të vërtetë brenda. Pse jo!?, e mbylli fjalën Fifi.

 

Lajmet e fundit nga