LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërhyrja e Soros në politikën greke/ Ish-ministri zbulon detaje shokuese

30 Tetor 2018, 16:35, Aktualitet CNA
Ndërhyrja e Soros në politikën greke/ Ish-ministri zbulon detaje

Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, në një intervistë për Skai Tv ka folur në lidhje me ndërhyrjet e manjatit George Soros, në politikën greke.

Sipas Varufakis, Soros i kishte kërkuar Tsipras në 2015-ën, që ta shkarkonte nga detyra e Ministrit të Financave.

Ndërkohë, përsa i përket Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos, Varufakis e përshkroi si neo-fashist, ndërsa shtoi se ky i fundit renditen ndërmjet politikanëve populistë, siç është Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Ish-ministri shtoi, se Kamenos përdori ndërhyrjen e Soros në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, duke dëmtuar reputacionin dhe nderin e tij.

Këto komente të Varufakis, erdhën menjëherë, pasi ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, kishte deklaruar se gjatë një mbledhje të kabinetit qeveritar, Kamenos kishte akuzuar Sorosin, se kishte paguar qeverinë greke për të promovuar marrëveshjen e Prespës, për emrin e Maqedonisë.

Ndërsa përsa i përket negociatave me kreditorët e Greqisë, gjatë kohës që vendi u fut në krizë ekonomike, Varufakis u shpreh se është i hapur ndaj një hetimi për veprimet e tij.

Më tej ai shtoi, se do të jetë pjesë e garës elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me partinë e tij DiEM25. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga