LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me qirinj në duar dhe lutje për lotarinë Amerikane/ Tabloja e trishtë e qytetit të një mbi një dritareve

30 Tetor 2018, 17:04, Aktualitet CNA
Me qirinj në duar dhe lutje për lotarinë Amerikane/ Tabloja e

?Në Shqipëri kanë mbetur të droguarit, pleqtë dhe budallenjtë. Të rinjtë,  ikën. Ne rrëzuam Ramiz Alinë, këta të sotmit nuk po përballem me të gjatin po ikin?… këto fjalë i dëgjova teksa zbrisja nga urbani i linjës Tiranë-Berat.

Të premten herët, u nisa drejt Beratit për të qenë një ditë larg Tiranës dhe zhvillimeve politike, që na kanë trazuar të gjithëve e herë herë na kanë bërë edhe me dhimbje koke.

Urbani i linjës të linte pa hyrë në Berat, për t?u ngjitur në qytetin e një mijë e një  dritareve duhet të merrje një tjetër urban. Sipas fjalëve që dëgjova në urban, kjo po bëhej për t?i rrjepur deri në palcë qytetarët.

Beratasit që ishin në atë urban me mua, mbanin veshur rroba të dala ngjyre, diku të arnuara dhe këpucë që kushedi se sa herë ishin çuar tek këpucari.

Me të zbritur sytë më ndeshën një lopë, që pinte ujë në lumin Osum, i cili dukej më shumë si një kanal se sa si lum. Lashë pas pamjen e shkretë të Osumit, por ajo që më priste ishte akoma më e shkretë.

Rrugicat ishin rrënuar, gati gati duke dhënë shpirt. E dalloje qartë se në to nuk kishte pasur restaurime prej vitesh. Në disa prej tyre dritaret mund ti prekje dhe me dorë. Dalloje qartë mykun dhe që ishin drejt kalbëzimit.

Në ato rrugica ndesha dhe një grua të moshuar. Rrudhat i kishin pushtuar çdo cep të fytyrës.

Më tregoi se djalin e kishte në emigrim. Kur e pyeta se pse ishin në atë gjendje shtëpitë tha: ?Ne nuk nxjerrim dot kafshatën e bukës, t?i pyet për shtëpinë?. Më ktheu shpinën pas këtyre fjalëve dhe iku.

Kisha qenë para dhjetë vitesh në Berat, atëherë ishte qyteti i Borëbardhës për mua. Kishte dritë, nuk ishte i ndotur dhe i zymtë. Kur sot tabloja ishte e dhimbshme, edhe pse pjesë e UNESKO-s Berati ishte në mjerim të plotë.

I lashë pas rrugicat eca drejt Kishës. Fjalët që dëgjova aty ishin edhe më therëse.

Një nënë me dy fëmijë, pranë saj po ndizte qirinj dhe lutej që t?i dilte lotaria Amerikane.

?Ishalla po shpëtojmë, nga ky vend dhe ata. O zot na shpëto?.

Pas këtyre fjalëve, mendimet m?u bllokuan. Kujtoj si në tym se me pak para në Berat mund të haje shumë mirë edhe kaosin e trafikut në hyrje të Tiranës./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga