Kush mund ta pasojё Angela Merkelin nё krye tё CDU-sё? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kush mund ta pasojё Angela Merkelin nё krye tё CDU-sё?

Publikuar

-

Angela Merkel deklaron, se nuk kandidon mё pёr kryetare tё CDU-sё. Mbetet e hapur, se kush mund ta pasojё atё nё kёtё post. Kongresi i CDU zhvillohet pas gjashtё javёsh nё Hamburg.

Angela Merkel nuk do tё rikandidojё pёr kryetare partie nё kongresin e CDU-sё. Por kush do tё pasojё nё kёtё post? Disa kandidatё konsiderohen si favoritё, ndёr ta figura tё njohura. Por veçanёrisht njёri nga kandidatёt konsiderohet suprizues.

Nё CDU ka papritur sёrish mundёsi pёr ndarjen e posteve. Deklarimi i papritur i Angela Merkelit, se nuk do tё kandidojё mё pёr postin e kryetares sё partisё, nё kongresin e CDU-sё nё dhjetor, po nxit spekulimet mbi personin qё do ta pasojё atё. Deri tani Merkel pati theksuar, se posti i kancelares me atё tё kryetarit tё partisё janё tё pandashёm. 18 vjet Merkel ёshtё nё krye tё CDU-sё, 13 vjet ajo ёshtё kancelare. Humbjet masive tё partisё nё zgjedhjet pёr parlamentin e landit nё Hesen, duket se tashmё e kanё bindur Merkelin, qё heqja dorё prej pushtetit nё CDU mund tё ndihmojё nё stabilizimin ose madje shpёtimin e qeverisjes sё çalё.

“Eshtё koha pёr njё kapitull tё ri”, tha Merkel tё hёnёn gjatё njё konference shtypi, duke deklaruar tёrheqjen e saj prej postit mё tё lartё partiak. Po ashtu ajo dekalroi, se mё 2021 nuk do tё rikandidojё pёr kancelare, por do tё qendrojё kancelare deri nё fund tё kёsaj periudhe legjislative. Pas kёtij vendimi tё Merkelit ka nisur gara pёr kandidatёt e mundshёm nё CDU, pёr ta pasuar atё.

Angela Merkel und Annegret Kramp-Karrenbauer (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

Annegret Kramp-Karrenbauer me Angela Merkelin

 

Sekretarja e pёrgjithshme e CDU-sё Kramp-Karrenbauer deklaron kandidaturёn

E para qё paraqiti kandidaturёn pёr drejtimin e partisё ishte sekretarja e pёrgjithshme e CDU-sё, Kramp-Karrenbauer. Tё hёnёn (29.10) nё takimin e kryesisё federale tё partisё ajo bёri tё qartё, se do tё kandidojё. Vendimi do tё merret nё kongresin e partisё nё fillim tё dhjetorit nё Hamburg. Kramp-Karrenbauer konsiderohet si e besuara e kancelares. Ajo deri nё shkurt ishte kryeministre nё Saarland dhe mё pas kaloi nё Berlin nё postin e sekretares sё pёrgjithshme tё CDU-sё. Nё kёtё detyrё ajo u shqua veçanёrish si ndёrmjetёsuese mes krahёve rivalizuese dhe interesave tё ndryshme brenda partisё. Deri tani projekti mё i rёndёsishёm i saj si sekretare e pёrgjithshme ёshtё hartimi i njё programi parimor. Pasi CDU nёn kancelaren Angela Merkel ka humbur besimin kryesisht nё grupet e zgjedhёsve konservatorё e liberal nё ekonomi, nё kёtё program parimor duhet tё pёrcaktohet qartё tipari konservator i CDU-sё. Kancelarja Merkel nё rast se kryetare e CDU-sё do tё jetё Kramp-Karrenbauer do tё gёzohej, sepse tё dyja janё tё lidhura miqёsisht. Puna mes tyre funksionon mjaft mirё.

Angela Merkel und Jens Spahn (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Angela Merkel me Jens Spahn

Ndryshe do tё jetё nёse drejtimin e CDU-sё e merr pёrsipёr ndonjёri nga kandidatёt e tjerё. Jens Spahn, aktualisht ministёr i Shёndetёsisё nё qeverinё Merkel, deklaroi gjithashtu, se do tё kandidojё. 38-vjeҁari konsiderohet prej kohёsh si kritik  i Merkelit – dhe si zёdhёnës pёr tё gjithё ata nё parti, qё mendojnё se nёn Merkelin CDU-ja ka marrё njё profil socialdemokrat. Pikёrisht krahu pёr ekonominё liberale nё parti, qё prej vitesh e ka ndjerё veten tё anashkaluar lidhur me politikёn e shpёtimit tё Euros dhe krizёn e refugjatёve, me njё kandidat si Spahn mund tё nxisё njё kthesё pragmatike nё partinё e fundit popullore tё Gjermanisё. Edhe pse Spahn ёshtё relativisht i ri, atij shumё nё parti ia besojnё detyrёn e kryetarit. Ai shpesh gjatё debateve kontroverse ёshtё dёshmuar i qëndrueshёm. Nisur nga kandidatura e paraqitur nga Kramp-Karrenbauer dhe Spahn, Merkel tha: “Unё e konsideroj kёtё si njё fazё tё mirё dhe tё rёndёsishme, gjatё sё cilёs partia mund tё fitojё sigurinё nё vetvete.”

Kandidati i surprizёs: A do ta shpёtojё Friedrich Merz profilin konservator tё CDU-sё?

Pak ose pothuajse aspak nuk dinte kancelarja Merkel pёr njё tjetёr kandidaturё tё mundshme pёr pasues tё saj nё krye tё partisё. “Lidhur me kёtё nuk mund tё them asgjё tё sigurtё”, u pёrgjigj Merkel pas pyetjes sё gazetarёve, nёse ka dёgjuar pёr kandidaturёn e Friedrich Merz. 62 vjeҁari jurist dhe ekspert financash, Friedrich Merz para shumё vitesh u shkёput nga Gjermania dhe konsiderohej si kritik gjuhёmprehtё i Merkelit.  Merz nё vitet 2000 deri mё 2002 kryesonte grupin parlamentar tё CDU-sё dhe CSU-sё – derisa Merkel e spostoi atё nga ky post. Shumё vёzhgues e konsiderojnё Merzin si figurёn drejtuese tё konservatorёve nё parti. Merz e konfirmoi para gazetarёve gatishmёrinё e tij pёr tё kandiduar.  Qё nga viti 2009 Merz ёshtё kryetar i “Rrjetit Ura-Atlantik”.

Angela Merkel und Friedrich Merz (Imago/photothek)

Friedrich Merz me Angela Merkel

Kёta janё tre ndёr favoritёt qё e kanё shprehur hapur, se duan tё kandidojnё pёr tё pasuar kancelaren Merkel nё postin e kryetares sё partisё. Ndёrkohё nё Berlin qarkullojnё edhe emra tё tjerё si Armin Laschet, aktualisht kryeministёr nё landin e Renanisё Veriore-Vestfalisё (NRW). Edhe Laschet konsiderohet si pasues i mundshёm i Merkelit. Ai prej vitesh shprehet edhe pёr aleancё mes CDU-sё dhe ekologjistёve, edhe pse ndёrkohё qeveris nё NRW nё koalicion me liberalёt. Disa komentatorё konsiderojnё edhe Wolfgang Schäuble, njё ndёr figurat mё solide tё CDU-sё si kandidatin e duhur. Schäuble, qё ёshtё aktualisht president i Bundestagut, ka qenё pёr shumё vite ministёr i Financave dhe i Brendshёm. Zgjedhja e tij kryetar partie do tё ishte njё sinjal pёr vazhdimёsinё nё CDU mё shumё se sa sinjal pёr fillim tё ri. Nёse ai do tё kandidojё, kjo nuk ёshtё ende e qartё. Se edhe sa kandidatё mund tё paraqiten nga rajonet deri nё kongresin e patisё, kjo ende nuk ёshtё e qartё. Mbeten edhe gjashtё javё deri atёherё e me siguri qё do tё spekulohet edhe pёr shumё emra tё tjerё./ DW

Aktualitet

“Nuk ka as fitues as humbës”/ Analisti: 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh

Publikuar

-

By

Në vlerësimin e dhenë lidhur me qënien apo jo të datës 30 qershor, të çdekretuar nga presidenti i Republikës si datë e mbajtjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor, analisti Aleksandër Çipa ka thenë se nuk preferon ta quaj të tillë. Dhe jo sepse është i ndikuar nga hedhja poshtë e datës së mbajtjes së tyre prej Dekretit presidencial, por prej faktit se edhe pse do mbahen në 30 qeshor votuesit nuk kanë çfarë zgjedhin.

“Nuk do ta quaja datën 30 qershor datë zgjedhjesh, sepse nuk kemi çfarë të zgjedhim.  30 qershori nuk jep as fitues dhe as humbës. Nuk dalin dot më këshillat bashkiakë, si do të zgjidhen përderisa nuk ka palë? Nuk ka sesi. Nuk i merr dot 100% edhe sikur të dojë. Maxhoranca ndjek një vendim politik për të mos i shërbyer vakumit që la pala tjetër, sepse nuk ka njeri në këtë vend që i jep të drejtë opozitës për ikjen nga institucionet,” ka thenë Çipa i qenë pjesë e panelit të emisionit “Tempora”, ku si temë diskutimi është “30 qershori shansi i fundit”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mos e hani bukën bashkë me turpin/ Shërbëtori i Metës bën moral

Publikuar

-

By

Gazetari Dritan Kaba i njohur si ish argat i ish kryeministrit Fatos Nano dhe shërbëtor i Presidentit të Republikës Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ka bërë moral për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kaba shkruan se kush thotë që shkoj në zgjedhje për bukën le ta hajë atë bashkë me turpin pasi sipas punëtorit të Metës kur ta pyesin fëmijët se çfarë bëri për Shqipërinë nuk do të dinë sit i përgjigjen.

Postimi i plotë:

MOS E HANI BUKËn BASHKË ME TURPIN!

Kush thotë që shkoj në zgjedhje për bukën, ta hajë atë bashkë me turpin!

Kur ta pyesin fëmijët çfarë bëre, që unë të jetoja në vendin tim i lirë dhe të mos e braktisja atë prej votës tënde, si do i përgjigjen?!

Kur ta pyesin nipat nëpërmjet skype nga ana tjetër e botës çfarë bëre kur u rivendos diktatura e krimit, që na largoi nga njëri-tjetri, për shkak të votës tënde, çfarë do i përgjigjen?!

Kur ta pyesin mbesat o gjysh a kishe turp, kur haje bukën e rrogës tënde dhe mijëra të tjerë largoheshin nga vendi, për shkak të votës tënde, për mbështetjen që i dhe një shteti të kalbur çfarë do i pegjigjen?!

Kur të ulen me miqtë në lagje, që për shkak të votës së tij, janë të pashpresë, të papunë, bukë dhe fëmijët i kanë marrë arratinë se nuk durojnë dot sundimin e kriminelëve, çfarë do i përgjigjen?!

Si do ulen në tavolinën e bukës duke përtypur ushqimin e siguruar nga vota që dhanë për të mbajtur në këmbë një sistem, që megjithëse janë në punë, po i merr lirinë, po i shkel dinjitetin me këmbë, po i kthen në skllevër me pagesë, pa i dalë në përfytyrim ai minutë që shkuan dhe hodhën votën për ta ngritur në piedestal këtë monstër kriminale?!

Si mundet t’ju shkojë buka në stomak pa u sëkëlldisur duke menduar që për atë bukë, shitën dinjitetin?!

Mos e hani atë bukë me turp!

Mos e ndjeni veten fajtor gjithë jetën para fëmijëve tuaj.

Mos e hani atë bukë, që do iu përziejë stomakun gjithë jetën.

P.S. këto rradhë nuk janë për adhuruesit e diktaturës. Pinjollët e bllokut, bijtë e etërve, që iu thurrin këngë diktatorëve. Njerëzve që kur kanë lindur e kanë lënë dinjitetin në martenitet bashkë me placentën. Si dhe atyre që vuajnë nga Sindroma e Stockholmit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Dekreti Metës, shans për dialog”/ Politologu: Po shkojmë drejt një konflikti të madh

Publikuar

-

By

Pa sens juridik, situatë skandaloze që po na shpie drejt një konflikti të pashmangshëm e me një kosto shumë të madhe, e ka vlerësuar situatën në të cilën shqiptarët po shkojnë drejt zgjedhjeve vendore, politologu Afrim Krasniqi.

I qenë pjesë e emisionit “Tempora”,ku temë diskutimi është “30 qershori shansi i fundit”,  Krasniqi ka thenë gjthashtu se me anën e çdekretimit të datës së mbajtjes së zgjedhjeve Presidenti i dha një shans për dialog protagonistëve politik të përfshirë në këtë betejë pa sens. Një shans të humbur, vlerëson Krasniqi.

“Nuk është juridike kjo që po ndodh. E trishtueshme është se shqiptarët po shohin përmes ekranit të televizorit se Shqipëria po shkon drejt një situate skandaloze, drejt një konflikti të pashmangshëm me një kosto shumë të madhe, duke humbur të gjithë shanset dhe miqtë e Shqipërisë në botë. Ne që punojmë me të huajt e shohim çdo ditë e më shumë. Ka një skepticizëm në bllok ndaj gjërave si po ecën Shqipëria dhe prespektiva e saj. Dhe është e frikshme, e dhimbshme dhe e papranueshme sesi kjo skemë ndodh dhe nuk bëhet asgjë për ta ndaluar. Të gjithë këta aktorë, presidenti, kryetar opozite, maxhorance janë pjesë e fajit kush më shumë e kush më pak dhe të gjithë këta artifica teknike nuk janë as zgjidhje, as thelbi i problemit dhe as  arsyeja pse ndodhim në krizë”, ka deklaruar politologu Krasniqi, duke vijuar:

“Që kur ka dalë dekreti i presidentit unë e kam gjykuar si akt politik. Përsa kohë nuk ka Gjykatë Kushtetuese askush tjetër nuk ka autoritetin për ti thënë presidentit e ka mirë apo gabim, pavarësisht se kam bindjen personale që nuk është kompetencë e presidentit për të nxjerrë një dekret të tillë. Megjithatë ishte shans për të bërë dialog politik. Dhe arsyetimi i tij, që mund të përdorej si shans për dialog politik, nuk është vetëm arsyetim i një pjese publiku në Tiranë por është dhe arsyetim i një nga kancelarive kryesore ndërkombëtare. Palët nuk e përdorën dhe sot kemi shkuar aty ku nuk kemi vetëm një president në presidencë, por dhe president në KQZ, një në kryeministri dhe një në opozitë. Secili e lexon Kushtetutën dhe ligjin siç e dëshiron”./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending