Aktualitet
Konjaku “Skënderbeu”, në Beograd

Nga Mitro Çela
* Para se të merrja rrugën për në Beograd, i hodha një sy statistikave. E njohur, gjysmëshekullore “lufta e ftohtë’ mes Shqipërisë së Enverit dhe Jugosllavisë së Titos. Por shifrat japin tjetër tablo. Armiq në politikë, miq në ekonomi. Deri në vitin 1980, në shkëmbimet tregtare të vendit tonë, Jugosllavia zinte vendin e parë, me rreth 37 për qind…
Më tregonte disa vite mw parw Shane Korbeci, ish ministër i Tregtisë së Jashtme para viteve ’90 – të:
– I këndoi një ditë shifrat shoku Enver. U ngrys e u thartua. “Gjeni tregje të reja! – na tha. Hapu dhe të futemi!… Dhe shifra e importit u hollua. Por kurrë nën 20 për qind.
Për të shkuar në Beograd duhet të kalosh nga Vjena ose Budapesti. Më shumë euro për biletën. Gjysmë dite rrugë. Dy dekada më parë Jat – i bënte fluturime Tiranë – Beograd. Tani kemi bërë hapa prapa. Plagë nga lufta. Pasi pritëm mbi 5 orë në Vjenë, para syve na u shfaq aeroplani që do të na çonte në Beograd. Ruajna Zot! Nuk ishte aeroplan, por zebelin. I gjerë. I shtypur. Me ventilatorë gjigantë. Ngjitëm një palë shkallë. Zumë vend. M’u duk vetja sikur kisha hipur në aeroplan të marrë hua nga ndonjë muze. Por e keqja na priste përpara. Karabinaja me dembelizëm u shkëput nga toka… Pas 10 minutash gjithçka u trondit e u shkund… Thamë se na erdhi fundi!..
*Ditë me diell. Tamam për të shijuar Beogradin. Makina qëndroi në buzë të një sheshi, përballë një kishe. Tha ciceroni: ” Kjo është kisha e Shën Savës. E dyta në botë nga madhësia pas asaj të Moskës… Buxheti i shtetit ishte trokë. Kisha kërkonte miliona euro. Dhe paratë i dhuroi populli!”
Në krah të kishës ishin disa shitës ambulantë me suvenire nga Beogradi. Ciceroni mori një zarf. E hapi duke thënë: ”Këto dinarë kanë qarkulluar në vitin 1993. Inflacioni ishte në zenit. Në janar të atij viti një markë shkëmbehej me një milionë dinarë. Në shtator 800 milionë dinarë. Në dhjetor 1993 steka u ngjit në 9 miliardë dinarë për një markë të gjermanit”…
Me dy euro bleva një duzinë me kartmonedha të atij viti. Kur i futa në xhep, shitësja më tha: ”Urime! Tani u bëre Bill Gejts!” Kishte të drejtë. Në protofol kisha 10 miliardë dinarë! Sot paradoks. Realitet 20 vjet më parë…
Është në traditë. Kush viziton Beogradin, bën një shëtitje me anije brigjeve të Danubit. Nisja bëhet pikërisht në altarin ku lumi Sava martohet me Danubin.
– Danubi është për Serbinë si Nili për Egjiptin, – nisi tregimin Jesna, punonjëse në një agjensi turistike. – Danubi vadit fushat, prodhon energji elektrike dhe peshk. Në lumë transportohen mallra dhe udhëtarë. Me ndarjen e Malit të Zi, Serbia nuk ka dalje në det. Danubi ka zëvendësuar detin. Ai lidh Serbinë me Detin e Zi. Danubi është vend ideal për turizëm… Kjo është lagjja Zemun, nga më të bukurat dhe më të pasurat e Beogradit. Për fat të keq, në këtë lagje ligjin e bën mafia… Klani i Zemunit me Arkanin këtu i thurën intrigat për të vrarë kryeministrin më perëndimor të Serbisë, Xhinxhiç.
– E njihni Shqipërinë? – pyeta unë.
– Kemi dërguar disa grupe turistike në Tiranë, Krujë, Durrës dhe Sarandë. Në planet tona është shtuar edhe Thethi, Berati dhe Himara…
Pjesë e turneut ishte edhe qyteti Oplanac, disa kilometra larg Beogradit. Kishte 50 mijë banorë. I pëlqyer nga turistët për tre gjëra: vilën ku ka jetuar mbreti i Jugosllavisë, kishën e mbretit dhe fabrikën e verës “Aleksandroviç”. Fabrika e verës ka një traditë 100 – vjeçare.
– Pse quhet fabrika “Aleksandroviç”? – pyeta pronarin e fabrikës.
– Karaxhorxheviçët dhe Obranoviçët, dy familje mbretërore, që kanë sunduar për 200 vjet Serbinë dhe Jugosllavinë, e kishin në gjak diplomacinë me anë të martesave. Ndrikullat gjenin nuse ose dhëndurë nga oborret mbretërore të Rusisë, Anglisë, Gjermanisë, Austrisë, Rumanisë. Kronikat flasin për lidhje martesore me 14 mbretëri në gjithë botën. Në dasma kërkohej verë e cilësisë së lartë. Dhe kështu u prodhua vera “Aleksadroviç”, me emrin e mbretit të parë të Jugosllavisë.
Por fabrikën e ndoqi fati i zi. Në vitin 1945, pronari i fabrikës, Tadiç, u detyrua të emigrojë në Kanada. Në vitet e socializmit të Titos, vera bastardoi. U përzien disa variete rrushi. U shtua prodhimi. Humbi cilësia…
Në vitin 1990 pronari u kthye nga Kanadaja. Investoi. Ndryshoi teknologjia. Rrushi prodhohet vetëm në kodrat rreth qytetit. U rikthye tradita. Sot është vera më e mirë serbe.
Duke biseduar për verën më pyeti një nga specialistët:
– Vite më parë pija ime e preferuar ishte konjaku “Skënderbeu”. Ka kohë që nuk gjendet në treg. Është faji i serbëve që nuk e importojnë apo i shqiptarëve që nuk e prodhojnë?
– Historia e konjakut “Skënderbeu” më kujton historinë kokëposhtë të verës “Aleksadroviç”. Zanafillën e ka në Korçë rreth viteve ‘30. Formula e prodhimit ishte sekret familjar. Pas Luftës së Dytë Botërore, diktatura e proletariatit, – vazhdova unë tregimin, – i dëboi nga fabrikat borgjezët. U mbyll edhe fabrika në Korçë. Në vitin 1960 në Tiranë u ndërtua kombinati ushqimor “Ali Kelmendi”. Brenda tij ishte edhe kantina e prodhimit të konjakut. Në Durrës u ndërtua kantina e verës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Edhe në Durrës prodhohej konjaku “Skenderbeu”. Ishte prodhimi “Made in Albania” më i pëlqyer në Jugosllavi, Hungari, Gjermaninë Lindore, Australi, Bullgari.
– Pse nuk thua që “ambasadori shëtitës” ka dalë në pension? – tha duke qeshur miku im.
U kthyem në hotel. Hapa internetin. Sa nuk kërceva përpjetë. Biznesmeni serb Nenad Stilkoviç kishte dy vjet që importonte konjak “Skënderbeu” nga kantina e verës në Durrës. Shënova adresën. Mora një taksi dhe mbërrita në zyrën e tij me emrin “Banjicë”. Në zyrë kishte disa shishe me konjak “Skënderbeu”. Pronari ishte i ri në moshë. E njihte mirë Shqipërinë.
– Si po shkon shitja e konjakut “Skënderbeu”?
– Ka dy probleme. Së pari në Serbi ndalohet reklama për duhanin dhe pijet alkoolike. Kjo e bën të vështirë shitjen. Së dyti konjaku “Skënderbeu” prodhohet në Durrës dhe Tiranë… Konjaku juaj është si teoria e Ten Siao Pinit, një shtet dy sisteme: Kina komuniste, Hong Kongu kapitalist. Bashkëjetojnë së bashku në një shtet…/ CNA.al


Fajësimi i të tjerëve për dështimet tona
Askush nuk mohon episodet negative, traumat e papritura që mund të minojnë gjendjen emocionale si dhe gjendjen mendore. Duke menduar se e gjitha është faji i të tjerëve jo vetëm që gaboni por qendroni i burgosur në të kaluarën.
Mos i përdorni më kurrë këto fraza
- Jam i dështuar
- Nuk do të punoj kurrë më në jetën time
- Të gjitha mua më ndodhin
- Nuk kam fat
Mos kërko perfeksionin
Jo vetëm sepse askush nuk është perfekt, por edhe sepse koncepti i perfeksionit të çon drejt sjelljeve të gabuara. Në momentin kur dështon perfeksioni është gati për të ngritur akuza drejt teje./CNA.al

Luani
Pavarësisht idesë së tij mbi lidershipin dhe perfeksionin Luani është altruist dhe kërkon gjithnjë që të ndihmojë të tjerët. Edhe pse është i rrethuar nga drita e lidershpit që e karakterizon, tenton të jetë bujar duke ndihmuar të tjerët që të përmirësohen.
Peshqit
Pak persona ndjejnë dëshirën që të ndihmojnë të tjerët pa marrë asgjë në këmbim ashtu si peshqit. Peshqit janë gjithnjë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët qofshin të njohur apo të panjohur.
Virgjëresha
Kjo shenjë qetësie analizon gjithçka që e rrethon dhe është një person shumë fisnik. Ndjehen të lumtur kur shohin suksesin e miqve të tyre, janë bashkëpuntorë shumë të mirë sepse kanë aftësi shumë të mira analitike dhe përmes tyre mund të arrijnë që të sjellin rezultate. Ata japin më të mirën nga vetja që të bëjnë të lumtur të tjerët./CNA.al

Humbja e pësuar në “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid ka vënë në qendër të kritikave trajnerin Massimiliano Allegri. Zëvendësimet e vonuara dhe qëndrimi i tij shumë i tërhequr kanë qenë dy aspektet që i kanë kushtuar ndeshjen bardhezinjve.
Një eliminim në 1/8-at e Champions League, pas eliminimit të papritur të pësuar në Kupën e Italisë, do të ishte një goditje e rëndë për Juventus-in, duke parë se investimi i rëndësishëm i bërë nga klubit për Cristiano Ronaldo-n këtë verë është bërë pikërisht me synimin për të fituar atë trofe që mungon që nga sezoni 1995-96.
Sipas “Mirror”, Zinedine Zidane, i cili ka mbetur pa ekip pas largimit nga Real Madrid, po monitoron situatën në shtëpinë e Juventus-it. Francezi pëlqehet nga shumë klube, me Chelsea-n që është gati të vihet në lëvizje në rast të një tjetër hapi fals nga Sarri. Zidane ruan kujtime nga Juventusi dhe pritet të jetë pro kalimit në Torino. /CNA.al
-
Aktualitet17 hours ago
Trendi më i ri, çantat e vogla po bëjnë namin
-
Aktualitet18 hours ago
Maskat/Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë dhe shkëlqim lëkurës
-
Aktualitet19 hours ago
Drejtuesit ekzekutivë e kanë filluar karrierën e tyre si bashkëpunëtorë/Ja arsyeja pse
-
Life Style22 hours ago
Vikrami fut në kurth Shivain dhe Anikën/ Çfarë do të ndodhë sot në Bixhoz me dashurinë
-
Aktualitet22 hours ago
Melisa dhe Xhenet bëjnë aksident/ Ja çfarë do të ndodhë sot
-
Life Style2 days ago
Motori më i fuqishëm i Ferrari-t, me hijeshinë e viteve ’50
-
Kuriozitete2 days ago
10 vendet më sekrete në botë, ku askush nga ne nuk mund të afrohet
-
Fashion2 days ago
Nga mëngjesi në darkë: 5 veshjet që na tregojnë super për 24 orë