LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Xhafajt/ Cili është mesazhi i koduar që dha ish-ministri

30 Tetor 2018, 16:55, Aktualitet CNA
Dorëheqja e Xhafajt/ Cili është mesazhi i koduar që dha

Analisti Andi Bushati ka komentuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Duke folur nga studio e lajmeve të News24, Bushati është shprehur se Rilindasit nuk e shesin njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se Xhafaj ashtu si paraardhësi i tij Saimir Tahiri, i futi një kunjë kryeministrit Edi Rama dhe dha një mesazh të koduar.

Më tej Bushati  ka thënë, se mediat pranë qeverisë, janë munduar të mbështesin versionin, se largimi i Xhafajt erdhi pasi ra poshtë makinacioni i Prokurorisë, në lidhje me Alizotin.

?Ka një tendencë ditët e fundit për të thënë se Xhafaj i futi një kunjë Ramës dhe dha një mesazh të koduar. Po të kthehemi mbrapa të njëjtën gjë bëri edhe Tahiri. Por Rilindasit nuk e shesin njëri-tjetrin. Unë mendoj se para se të merremi me mesazhet e koduara të merremi me mesazhet publike. Kush është mesazhi publik i gjithë kësaj që ndodhi? Mesazhi është se po largohet ministri i dytë i brendshëm pa dhënë asnjë shpjegim.  Nga ana tjetër merrni mesazhin e Ramës për largimin e Xhafajt. Ishte një mesazh i thatë. Dëshmitarët kanë treguar se vendimi për dorëheqjen është marrë në minutat e fundit dhe shkaku nuk dihet ende. Mediat pranë qeverisë janë përpjekur të mbështesin versionin se Xhafa e ka garantuar kryeministrin pas daljes së Babales, se nuk eshte asgjë. Pas kësaj Rama i dha besim, tha dhe atë të famshmen që kam laboratorin. Një laborator ndërkombëtar nuk e përforcoi dëshminë e Ramës. Edhe makinacioni me Alizotin nga Prokuroria e detyroi Ramën ta heqi Xhafën. Rama nuk kishte asnjë arsye për të mbajtur Xhafajn, pasi krimi po forcohet shumë. Ajo që dimë ne është se arsyeja e vërtetë e largimit të Xhafajt mbetet mister për publikun?- tha Bushati. /CNA.al

Lajmet e fundit nga