LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e flamurit në Athinë/ Gazetarja paralajmëron përshkallëzim të situatës

30 Tetor 2018, 20:25, Aktualitet CNA
Djegia e flamurit në Athinë/ Gazetarja paralajmëron

Gazetarja Ira Londo në një lidhje direkte nga Athina në emisionin ?Dritare? të Rudina Xhungës, ka përshkruar situatën aktuale në Greqi, ku dhjetëra grekë janë duke protestuar, ndërsa kanë djegur edhe flamurin shqiptar.

Gazetarja ka thënë se djegia e flamurit është një akt i rëndë, aq më tepër kur dihet se në Greqi ndodhen shumë familje shqiptare dhe mund të ngrihen. Sipas saj kjo përbën rrezik serioz.

E pyetur nga moderatorja Rudina Xhunga, nëse gazetarja mund të shkonte ta raportonte ngjarjen live, ka thënë se do kishte shumë dëshirë, por në një moment tjetër, pasi situata është shumë e tensionuar.

Më tej gazetarja ka thënë se sulmni i mbrëmjes së djeshme në agjencinë turistike shqiptare që ndodhet në qendër të Athinës është pasojë e vrasjes së shqiptaro-grekut në Bularat nga forcat RENEA./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga