Connect with Us

Bombë agjencisë turistike shqiptare në Greqi

Aktualitet

Bombë agjencisë turistike shqiptare në Greqi

Publikuar

-

Një agjenci turistike shqiptare në Greqi ka rënë pre e një sulmi me bombë molotov.

Nga të dhënat e para mësohet se hedhja e molotovit ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për viktima.

Dyshohet se sulmi ndaj agjencisë është bërë nga ekstremistë të djathtë, pas vrasjes së greko-shqiptarit 35-vjeçar, Kostandinos Kacifas, gjatë përpasjes me trupat e RENEA-s, dy ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pipero hap zemrën/ “Me bashkëshorten jam njohur në Spitalin Ushtarak, babai i saj më gjurmoi”

Publikuar

-

Nga

Pipero hap zemrën/ “Me bashkëshorten jam njohur në Spitalin Ushtarak, babai i saj më gjurmoi”

Mjeku shumë i dashur për publikun Pëllumb Pipero, ka hapur sot zemrën dhe ka folur përtej shëndetësisë.

Pipero ka treguar sot se si është njohur me bashkëshorten e tij Mimoza, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë, konkretisht Genardën dhe Marion.

“Moza menaxhon një kompani farmaceutike të cilën e kemi krijuar shumë herët, por tani për shkak të konkurencës është dobët po shkon drejt mbylljes dhe më vjen keq. Ajo bashkë me vëllain tim e kanë menaxhuar. Ndryshe nga unë ajo ka mbaruar dy fakultete farmaci dhe drejtësi, por punon si menaxhere. Të gjitha gratë në natyrën e tyre janë të rralla. Ajo është vlonjate nga Kuçi i Vlorës.

Ne skrapalinjtë kemi shumë tradita, shumë zakona dhe ajo i ka përballuar me shumë kujdes sidomos ardhjen e shumë miqve, ndënjtja në shtëpi, pavarësisht kushteve. Ka rritur dy fëmijë të mrekullueshëm, por më ka qëndruar edhe mua mbi kokë dhe në krah për t’u bërë sot Pëllumbi që është sot i mirë. Ajo ma ka shtruar, ma ka bërë të lehtë të gjithë jetën që unë të jem më shumë i njerëzve, i qytetarëve sesa i familjes” , u shpreh infeksionisti në emisionin “Rudina”.

LEXO EDHE:  Masakra me 11 viktima në Gjermani/ Angela Merkel: Sulmi, i motivuar nga racizmi

LEXO EDHE:  Sulmohet Ministria e Jashtme e Libisë/ Humbin jetën tre persona, plagosen 20 të tjerë

Më tej ai rrëfeu se me bashkëshorten janë njohur në Spitalin Ushtarak dhe babai i saj që punonte në të njëjtin vend i kishte gjurmuar të dhënat.

“Jemi njohur rastësisht në Spitalin Ushtarak në punë, nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja edhe pse në atë kohë mora një lloj fame. Ajo kishte një pozicion të përkohshëm aty, shkollën e mesme e ka mbaruar për infermieri dhe në pushimet e shkollës punonte në spital. Të gjithë në atë kohë kemi qënë nevojtarë, ndihmonim familjet, edhe punonte edhe vazhdonte shkollën. Ka qënë shumë simpatike dhe shumë e shkathët. I ati punonte në Spitalin Ushtarak dhe ajo ishte shumë e lidhur me atë, pa lejen e tij ishte e pamundur të komunikoje. Ai gjurmoi të dhënat e mia dhe dola me biografi të pastër.” / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Ish-ambasadori: Shqipëria po ngre një model Putinist

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ Ish-ambasadori: Shqipëria po ngre një model Putinist

Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku ndryshimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe kushtetuës rrezikon stabilitetin politik në Shqipëri. Deklarata e tij vjen në  emisionin “Përballë” në RTSH.

Ne na është bërë traditë që më shumë t’i lexojmë shqetësimet tona tek fjalët e ndërkombëtarëve dhe fatkeqësisht nëse ato mungojnë atëherë duket sikur s’ka argumenta. Realisht ka një përputhje midis qëndrimit nervoz të Gjermanisë por edhe qëndrimit të opozitës në përgjithësi në Shqipëri. Kjo tendencë është prekja e shtyllës së fundit të ruajtjes së stabilitetit politik në Shqipëri.” – tha Cejku.

Diplomati shtoi se ndryshimet kushtetuese do ta ekspozonin Shqipërinë për herë të parë në një model Rus, ku për hir të pushtetit dëmtohen themelet e shtetit.
Shqipëria ka aktualisht një stabilitet shumë të brishtë dhe çdo përpjekje për ta dëmtuar, cenuar atë nëpërmjet mekanizmave ligjorë dhe kushtetues sicc është vepruar tashmë deri më sot, do të rrezikonte dhe do ta ekspozonte Shqipërinë për herë të parë në një model bjellorus ku për hir të pushtetit dëmtohen themelet e shtetit. Unë jam i bindur që kryeministri nuk e ka prioritet hapjen e negociatave sepse po ta kishte do të kishte bërë hapa të tjerë dhe jo këto që ka bërë. Adresimi i deklaratës së Bundestagut nuk do të gjejë shumë shqetësimin e tij por avancimi i mëtejshëm për provkimin e stabilitetit politik do të ishtë boomerang, së pari për të vet dhe do ta ekspozontë realisht si një politikan që për hir të një mandati të tretë rrezikon të gjitha pushtetet. Ndryshimet kushtetuese e vënë Shqipërinë në një model të Rusisë dhe Putinist”,  theksoi Çejku në Përballë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo i del Ramës kundër/ “Lëvizje politike ekstreme e socialistëve, ndryshimet kushtetuese marrëzi”

Publikuar

-

Nga

Paskal Milo i del Ramës kundër/ "Lëvizje politike ekstreme e socialistëve, ndryshimet kushtetuese marrëzi”

Ish-ministri i jashtëm, Paskal Milo është i mendimit se deklarata e ashpër e Bundestagut mbi ndryshimet kushtetuese nuk do të jetë e vetmja nga faktori ndërkombëtar. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Milo theksoi se me këtë levizje po rrezikohet stabiliteti politik i vendit.
Unë do të thoja që është deklaratë e paralajmëruar dhe nuk do të jetë e vetmja. Me siguri që sot nesër do të ketë edhe të tjera që do të vijnë nga partnerët ndërkombëtar sepse mënyra se si po zhvillohen ngjarjet në Shqipëri rrezikon jo thjesht vetëm marrëveshjen e 5 qershorit por rrezikon stabilitetin politik të vendit, gjë që për ndërkombëtarët është ccështje shumë serioze. Prandaj dhe ata po ndërhyjnë. Ky teksti i CDUS-së është një tekst gati ultimativ që kërcënon dhe thotë që nuk do të hapet konferenca e parë ndërqeveritare në rast se do të ketë ndryshime në marrëveshjen e 5 qershorit.”- tha Milo.
Sipas tij, kjo është një lëvizje politike ekstreme e Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.
Unë dua të besoj dhe kam një nuhatje që kjo më tepër është një lëvizje politike inekstremis e Partisë Socialiste për të dëshmuar që kërkon të sigurojë lëshime qoftë edhe minimale në krijimin e infrastrukturës elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Nuk besoj se marrëzia mund të arrijë deri aty sa të bëhen këto ndryshime kushtetuese që janë përfolur. Në mënyrë të veçantë mohimi i të drejtës të partive politike për të shkuar në zgjedhje në koalicion”,  theksoi Paskal Milo në “Përballë”.

LEXO TE PLOTE