LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Bularat/ Deklarata e fortë e ish-kryeministrit Berisha

29 Tetor 2018, 13:58, Aktualitet CNA
Vrasja në Bularat/ Deklarata e fortë e ish-kryeministrit Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Bularat të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar grek mbeti i vrarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ?ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit?.

Ndërsa më tej, Berisha shkruan se ?Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike. Konsideroj te nevojshem nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje. ?.

Postimi i plotë:

Deklarate per ngjarjen ne Bularat!

Te dashur miq, dje nje banor i Bularatit, anetar ne forcat e armatosura te Greqise ka hapur zjarr per motive ekstremiste edhe ndaj policise. Natyrisht ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit.

Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.

Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike. Konsideroj te nevojshem nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.

Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona! sb/CNA.al

Lajmet e fundit nga