LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Rama viziton familjen në Korçë/ "Masakrohet" nga qytetarët

29 Tetor 2018, 08:35, Aktualitet CNA
Video-Rama viziton familjen në Korçë/ "Masakrohet"

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e historisë të një familje në fshatin Sovjan të Korçës.

Rama ka vizituar këtë familje me 5 fëmijë, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike.

Dy vajzave të mëdha të familjes të cilat kishin mbaruar gjimnazin iu ofrua një kurs profesional, njëra për parukeri dhe tjetra për kuzhinë. Gjithashtu edhe Ëngjellushi, kryefamiljari u punësua në një firmë ndërtimi.

Nëpërmjet videos, Rama bën me dije se edhe banesa e kësaj familje tashmë është në ndërtim e sipër.

?Mirëmëngjes, dhe me familjen e Ëngjëllushit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një javë të mbarë?, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Por, pas postimit të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika dhe akuza të forta në drejtim të kreut të qeverisë.

?Ne te tjeret i kemi mundesit te emigrojme,nuk na hyn ne pune shteti!?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan se si ajo familje ka edhe mijëra të tjera, dhe kërkon që të bëhen politika të mirëfillta sociale, për nxjerrjen e tyre nga mjerimi, duke vënë theksin te punësimi.

?Janë me mijëra Z.Kryetar i Këshillit të Ministrave!
Kjo do politika të mirëfillta sociale(sepse nuk besoj që kemi mundësi financiare si shtet të ndërtojmë shtëpitë e të gjithë këtyre personave fatkeq). Është sfida më e madhe e çdo shoqërie mirëqenia e kësaj shtrese. Duke u marë me raste sporadike nuk mendoj se po i jepni zgjidhje këtij problemi madhor. Këta njerëz duhen punësuar.Ndaj kam një sugjerim;”shqyeji” të gjitha portat e vendit dhe sill çfarëdolloj biznesi të huaj në mënyrë që ata njerëz të dalin nga mjerimi nëpërmjet punësimit. Pra nuk është kjo zgjidhja(megjithëse më vjen mirë që ndihmohen edhe këto familje). Nuk ka nevojë për shumë dije ekonomike,thjesht të marim shembull se si janë zhvilluar vendet e tjera. Se përderisa Shqiptarët janë të aftë të bëjnë çfarëdolloj pune në vendet e BE e mbarë botën,besoj se po të kenë mundësi punësimi dhe paga të mira,mund të punojnë në vendet e veta(dhe dihet që kontribuojnë në ekonomi më shumë se çdo faktor tjetër konsumatorët)?-shkruan qytetari.

Më tej një tjetër qytetar ironizon Ramën, ndërsa shkruan se po tallet me njerëzit ?Sa i mire qe je sy mos marshe..ti je njeri qe nuk ben propagande..po ben pune dhiti mu ne pune..ehh more nuk te ra nje mortje qe tallesh me njerezit..ke ndryshuar rolin o dite zi..na je bere si tek fundjava ndryshe..jepu pune njerezve..ndihme sociale si e ka gjithe europa te ngopin barkun me buke..mos bej rolin e keqardhjes..se nuk po e kupton akoma qe kemi vajtur ne fund si popull..dhe ti si pasha ngrihesh ne mengjes dhe thua me ke do tall trapin sot.?-shkruan qytetari.

Gjithashtu një tjetër shkruan ?Te ndihmosh nje familije dhe 2 dhe 3 eshte nje veper e vogel. Te ndihmosh te gjitha shtresat sociale qe perpiqen me shum veshterisi te permiresojn jeten e tyre me nje shtet pa korupsion dhe qe perpiqen te marin nje leje ndertimi pa paguar hajdutet eshte veper e madhe. Te krijohet me se fundi dhe ne Shqiperi nje Just Society.?

Lajmet e fundit nga