LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Ruçit/ Edhe pse iku Ristani, Parlamenti ka pijanecë të tjerë

29 Tetor 2018, 17:52, Aktualitet CNA
Vendimi i Ruçit/ Edhe pse iku Ristani, Parlamenti ka pijanecë

Byroja e Kuvendit ka miratuar një Udhëzues të Detajuar mbi Kodin e Sjelljes së Deputetëve, ku përfshihet edhe kontrolli nëse janë të pirë, apo nën efektin e lëndëve narkotike ose psikotrope.

Në bazë të udhëzuesit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kur ka dyshime se një deputet ka konsumuar alkool apo lëndë narkotike, bën verifikimin e gjëndjes së tij.

?Verifikimi bëhet në ato raste kur ka shkaqe të mjaftueshme për të besuar se sjellja atipike mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i alkoolit dhe/ose substancave narkotike ose psikotrope. Për verifikimin e gjendjes së deputetit, nëse konstatimi bëhet gjatë zhvillimit të seancave të mbledhjeve të komisioneve ose të seancës plenare, drejtuesi i seancës ndërpret seancën jo më pak se 10 minuta dhe jo më shumë se 30 minuta?, thuhet në udhëzues.

Në rast se bëhet fjalë për deputetë, verifikimi bëhet në praninë e kreut të Grupit Parlamentar dhe nëse bëhet fjalë për këtë të fundit, verifikimi bëhet në sy të të gjithë krerëve të Grupeve Parlamentare. Nëse konstatohet se deputeti ka konsumuar alkool ose lëndë narkotike, këshillohet nga kreu i Kuvendit, që të mos parë pjesë në seancën parlamentare dhe ëtë dalë jashtë sallës.

Në udhëzues parashikohet që deputeti, nëse është i dehur do të largohet nga salla nga kreu i Grupit Parlamentar ose nga garda, nëse ka kundërshtime. Në rast se deputeti nuk pranon të largohet, atëhere ndaj tij merren masa disiplinore.

?Nëse deputeti pranon, ai shoqërohet deri jashtë mjediseve nga drejtuesi i grupit parlamentar të cilit i përket, ose nga shërbimi i sigurisë në Kuvend. Nëse deputeti nuk është pjesë ndonjë grupi parlamentar, shoqërimi i tij bëhet nga drejtuesi i grupit parlamentar më të vogël, nga drejtuesi i një grupi parlamentar të përzier ose nga shërbimi i sigurisë në Kuvend?, thuhet më tej në udhëzues.

Ndërkohë në rastet kur deputeti kërkon të rifutet në sallë, gjatë mbledhjes së komisioneve parlamentare, kjo e fundit ndërpritet dhe drejtuesi i seancës i përcjell Byrosë, kërkesën për hapjen e procedurës disiplinore. Ndërsa në rastet kur kjo gjë ndodh gjatë seancës parlamentare, drejtuesi i Kuvendit ndërpret punimet, vendos përjashtimin e deputetit dhe nëse e gjykon të arsyeshme, merr masa disiplinore ndaj deputetit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga