LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tuna të çarmatos me sinqeritetin”, Ermali i del në mbrojtje këngëtares dhe ka një mesazh për kritikët

29 Tetor 2018, 08:50, Aktualitet CNA
“Tuna të çarmatos me sinqeritetin”, Ermali i del në

Pjesëmarrja e Tunës dhe Patris Berishës në puntatën e së shtunës në emisionin ?Xing me Ermalin?, ngriti jo pak debate në media dhe rrjetet sociale. Një ndër temat më të nxehta të emisionit, ishte debati i shumëpërfolur me vëllain e Patrisit, Robert Berishën, për të cilin bashkëshorti i Tunës i kërkoi që të mos fliste më për ta, por të shihte pragun e derës së tij.

?Vëllau si shkaju. Vëllai ka vendin e vet dhe gruaja ka vendin e vet. Unë kam familjen time tani dhe s?ka gjë të rëndësishme se ta? ? u shpreh Patris Berisha.

Gjithashtu, Tuna foli pa dorashka në lidhje me karrierën e saj dhe sesi ka ndryshuar jeta pas martesës dhe lindjes së djalit. Ndër të tjera, Tuna refuzoi edhe ofertën për të qenë pjesë e emisionit ?Rudina?, duke theksuar se nuk do të shkojë asnjëherë, ç?ka ngriti një debat të madh edhe me moderatoren Rudina Magjistari.

Përmes një postimi në ?Instagram?, Ermal Mamaqi i ka dalë në mbrojte të ftuarës së tij Tuna,  ku shprehet se ajo është e vërtetë dhe nuk përpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur. Sipas Ermalit, këngëtarja me origjinë nga Shkupo flet me zë të lartë, ato që ne guxojmë vetëm t?i mendojmë në fshehtësi.

?Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë,të rrinë drejtë,të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin.

Personalisht unë e shijova shumë? edhe çifti e shijoi. Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre. Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin. Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjêra qe guxojmë ti mendojmë vetëm në fshehtësi. Uroj të kem në emision më shume të ftuar të tillë!? ? shkruan Ermal Mamaqi.

Lajmet e fundit nga