LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje mes shqiptarëve dhe grekëve/ Plagosen gjashtë persona

29 Tetor 2018, 07:12, Aktualitet CNA
Përleshje mes shqiptarëve dhe grekëve/ Plagosen gjashtë

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, pas një shërri masiv pak pas mesnatës së mbrëmshme në periferi të Athinës.

Mësohet se përplasje ka ndodhur mes grupeve shqiptare dhe greke, ndërsa policia helene thotë se ngjarja nuk ka lidhje me protestat e zhvilluara para ambasadës shqiptare.

Autoritetet helene ende nuk kanë të dhëna nëse bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave. Pjesëtarët e sherrit u përplasën në kryqëzimin e rrugëve Domoko dhe Geraka.

Sipas mediave fqinje 4 prej tyre janë të plagosur me thikë dhe 2 me armë. Të plagosurit me armë janë një grek dhe një shqiptar. Greku ka marrë plumb në fyt dhe është në gjendje të rëndë. Në vendngjarje është gjetur një armë, ndërsa identiteti i të plagosurve ende nuk dihet.

Policia greke insiston që të mos e lidhë ngjarjen e ndodhur mbrëmë me vrasjen nga RENEA të shtetasit grek në Gjirokastër. Situata mes dy vendeve ka qenë mjaft e tensionuar, teksa Agimi i Artë ka udhëhequr një protestë me thirrje në kor kundër shqiptarëve.

Lajmet e fundit nga