LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Michael Buble bën rrëfimin prekës: “Çfarë i thashë djalit 5-vjeçar pasi u shërua nga kanceri”

29 Tetor 2018, 10:40, Lifestyle CNA
Michael Buble bën rrëfimin prekës: “Çfarë i

?E gjithë jeta ime mori fund?! Ky është mendimi që ka çdo prind kur fëmija i tyre përballet me një sëmundje të rëndë dhe ishte i njëjtë edhe për këngëtarin me famë botërore, Michael Buble.

43-vjeçari emocionoi të gjithë ndjekësit e emisionit të James Corden, pasi u shpreh se ?iu shemb bota? kur, mësoi se djali i tij Noah (në atë kohë 3 vjeç) u diagnostikua me kancer në mëlçi.

Gjatë kësaj interviste ai u shpreh se pavarësisht se nuk ndihej mirë, duhej t?i jepte forcë familjes dhe të ishte pozitiv.

?E gjithë jeta ime mori fund. Unë nuk isha në rregull. Kur të gjitha këto nisën, u bëra forca për të na tërhequr disi dhe për të na ngritur. Kur ai u shërua dhe kimioterapia përfundoi, unë e lëshova veten. Gruaja më ndihmoi. Ai është 5 vjeç dhe i them se Spiderman-i është i mahnitshëm, por është fals, ai nuk është real. Ti je heroi im, ti je superheroi im?, shprehet Buble.

Michael u shpreh se kjo eksperiencë e bëri këngëtarin të vlerësojë gjithçka në jetën e tij dhe të heqë dorë nga ato të panevojshmet, madje dhe nga muzika.

Lajmet e fundit nga