LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

La postin e Ministrit/ Ahmetaj flet për marrdhëniet mes Ramës dhe Xhafajt

29 Tetor 2018, 20:14, Aktualitet CNA
La postin e Ministrit/ Ahmetaj flet për marrdhëniet mes Ramës dhe

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin ?5 Pyetje nga Babaramo? në Report TV ka folur rreth dorëheqjesë së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paraditën e së shtunës.

Ahmetaj është shprehur se dorëheqja e çdokujt është një akt normal , sikurse edhe shkarkimi i tij.

Më tej Ministri ka mohuar që mes Kryeministrit dhe Xhafajt të ketë pasur mosmarrëveshje, duke theksuar se kabineti qeveritar është serioz.

?Dorëheqja është një akt personal, arsyet i ka ndarë me kryeministrin dhe besoj që dorëheqja është një akt normal i kujtdo që është në një detyrë. Shkarkimi është normal dhe jo i rastësishëm, po ashtu edhe dorëheqja. Tension në marrëdhëniet Rama-Xhafaj? Absolutisht jo! Ky është një kabinet shumë serioz. Këtu ka dy botë, njëra e Babales…. Shumica jonë shkon në punë si në ditën e parë, është i njëjti pasion dhe ndjeshmëri, ku ka edhe debate?,- u shpreh Ahmetaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga