Connect with Us

Konfirmon Apple, super iPhone XS ka një problem serioz

Aktualitet

Konfirmon Apple, super iPhone XS ka një problem serioz

Publikuar

-

Kompania amerikane e pajisjeve teknologjike, Apple ka njoftuar se së shpejti do të rregullojë prolemin e shumëraportuar të përdoruesve me selfiet.

Siç është raportuar kohëve të fundit nga përdoruesit, iPhone XS i ri i bënte selfiet të dukeshin shumë mirë duke e mjegulluar pak lëkurën. Pra fotot dukeshin sikur po i bëje duke përdorur filtra.

Efekti misterioz është i pranishëm edhe në iPhone XS Max, i cili ka të njëjtën kamerë të përparme si iPhone XS.

Është vënë në dukje se filtrat “beauty” për selfiet janë jashtëzakonisht të njohura në disa nga tregjet aziatike ku Apple po përpiqet të rritet në treg.

LEXO EDHE:  Problemi kryesor i BE-së për vitin 2019

Teoria është se, kur iPhone XS zbulon një fytyrë, ajo zbaton disa ndryshime delikate në imazhin përfundimtar që do t’i bënte përdoruesit në ato tregje më të lumtur me mënyrën se si dukeshin me veten.

Apple ka pranuar se në përditësimin e ardhshëm të sistemit të operimit do ta rregullojë këtë problem.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Publikuar

-

Nga

Shkoi për të vjedhur dhe u rrëzua nga ndërtesa/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 30 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një ndërtesë në Santhià (Vercelli), ku kishte shkuar për të vjedhur një apartament.

Së bashku me një person tjetër, ai hyri në një banesë të vjedhë por ishte frikësuar nga zhurmat që vinin nga shtëpia.

Pronarët e banesës kishin shkuar me pushime, ndërsa autoritetet u njoftuan nga komshinjtë. Karabinierët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën shqiptarin që kishte rënë nga 30 metra lartësi.



LEXO EDHE:  Problemi kryesor i BE-së për vitin 2019

Mediat italiane raportojnë se viktima, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme gjatë transportit për në spital.

LEXO EDHE:  Thonjtë ju tregojnë nëse keni probleme me shëndetin

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij zbriti me anë të një tubi dhe shpëtoi nga duart e policisë së shtetit fqinj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Gara e Rusisë për vaksinën e Covid-19/ Shqetësime në Perëndim

Publikuar

-

Nga

Gara e Rusisë për vaksinën e Covid-19/ Shqetësime në Perëndim

Rusia njoftoi me krenari se është gati të bëhet vendi i parë që do të miratojë një vaksinë kundër COVID-19 dhe se ka në plan të nisë vaksinimin masiv në muajin tetor, por pa përfundur ende provat. Shkencëtarët në mbarë botën kanë dhënë alarmin se nxitimi në këtë drejtim, mund të ketë pasoja.

Moska po e propagandon këtë si një fitore sikurse ajo me Sputnikun, duke iu referuar lëshimit nga Bashkimi Sovjetik të satelitit të parë në botë në vitin 1957. Por injeksionet eksperimentale me vaksinën kundër COVID-19 nisën më pak se dy muaj më parë tek disa dhjetra njerëz dhe nuk ka asnjë provë shkencore të botuar që mbështet futjen e vonë të Rusisë në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër virusit dhe aq më pak që të shpjegojë se pse ajo duhet të konsiderohet si kryesuese e garës.

“Jam i shqetësuar që Rusia po i bie shkurt dhe vaksina që do të dalë mund të jetë jo vetëm e paefektshme, por edhe e pasigurtë”, thotë Lawrence Gostin, një ekspert i ligjit ndërkombëtar për shëndetin publik në universitetin “Georgetown”.

“Nuk funksionon kështu. … Provat klinike janë ato që kryen të parat. Kjo është vërtet e rëndësishme”, shton ai.

Sipas Kirill Dmitriev, kreut të Fondit rus të Investimeve Direkte, një vaksinë e zhvilluar nga instituti kërkimor “Gamaleya” në Moskë mund të miratohet brenda disa ditësh, përpara se shkencëtarët të përfundojnë atë që është quajtur faza e tretë e studimit. Studimi i fazës përfundimtare, që zakonisht përfshin dhjetëra mijëra njerëz, është mënyra e vetme për të provuar nëse një vaksinë eksperimentale është e sigurt apo nëse vërtet funkionon.

Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se anëtarëve të “grupeve në rrezik”, siç janë punonjësit e mjekësisë, mund t’u ofrohet që ta bëjnë vaksinën këtë muaj. Ai nuk sqaroi nëse ata do të ishin pjesë e studimit të fazës së 3-të, që thuhet se do të përfundojë pasi vaksina të marrë atë që quhet “miratimin me kusht”.

Zëvendës Kryeministrja Tatyana Golikova premtoi se në shtator do të nisë “prodhimin industrial” të vaksinës dhe zoti Murashko tha se vaksinimi masiv mund të fillojë që në muajin tetor.

Doktor Anthony Fauci, specialisti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA vuri në dyshim javën e kaluar qasjen e shpejtuar të disa vendeve: “Shpresoj që kinezët dhe rusët ta testojnë vërtet vaksinën përpara se ta shpërndajnë në masë, sepse pohimet se egziston një vaksinë gati për t’u shpërndarë përpara se të testohet, përbëjnë në rastin më të mirë një problem”, tha ai.

Pikëpyetjet lidhur me vaksinën që po zhvillohet nga Rusia, vijnë ndërsa muajin e kaluar SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja akuzuan Rusinë se po përdorte hakera për të vjedhur hulumtime rreth vaksinave nga laboratorët perëndimorë.



Të qenit i pari në garën për prodhimin e një vaksine është çështje prestigji kombëtar për Kremlin ndërsa përpiqet të mbrojë imazhin e Rusisë si një fuqi globale e aftë për të garuar me SHBA-në dhe Kinën. Nocioni i të qenit “i pari në botë” mbizotëroi mbulimin që i bënë mediat shtetërore këtyre përpjekjeve, ndërsa zyrtarët qeveritarë vlerësonin përfundimet e fazës së parë të testimit.

LEXO EDHE:  Apple së shpejti do të nxjerrë në treg një produkt të ri

LEXO EDHE:  Si mund te jete makina pa shofer që po krijon Apple?

Në prill Presidenti Vladimir Putin urdhëroi zyrtarët rrusë që të shkurtojnë kohën e provave klinike për një larmi ilaçesh, përfshirë vaksinën e mundshme kundër koronavirusit.

Sipas Bashkimit të Organizatave ruse mbi Provat Klinike urdhri vendosi “një kufi të pakuptueshëm” për shkencëtarët të cilët si rezultat “u bënë pjesë e garës së çmendur, duke shpresuar të kënaqin ata që janë në pushtet”. Shoqata i ngriti shqetësimet fillimisht në fund të muajit maj, kur profesor Alexander Gintsburg, drejtuesi i institutit “Gamaleya”, tha se ai dhe studiues të tjerë e kishin testuar vaksinat tek vetja e tyre.

Masa ishte një “shkelje e hapur e themeleve mbi të cilat janë ngritur hulumtimet klinike, shkelje e ligjit rus dhe rregulloreve ndërkombëtare të pranuara në mënyrë universale”, tha grupi në një letër të hapur drejtuar qeverisë, duke u bërë thirrje shkencëtarëve dhe zyrtarëve shëndetësorë që t’i përmbahen standardeve të testeve klinike.

Provat klinike në njerëz filluan më 17 qershor me 76 vullnetarë. Gjysma u injektuan me një vaksinë në formë të lëngshme dhe gjysma tjetër me një vaksinë në formë pluhuri që tretet.

Gjysma e parë e vullnetarëve u rekrutuan nga ushtria, gjë që ngriti shqetësimin se ushtarakët mund të jenë nën presion për t’u bërë pjesë e testeve. Disa ekspertë thonë se dëshira e tyre për një paraqitje të mirë mund të ndikojë tek gjetjet.

“Nuk është rastësi që njoftimet që shohim në media në lidhje me provat klinike tek ushtarakët thonë se askush nuk kishte ndonjë efekt anësor, ndërsa tek grupi tjetër u raportuan disa”, tha Vasily Vlassov, një ekspert i shëndetit publik në Moskë.

Ndërsa provat klinike u shpallën të përfunduara dhe me njoftimin për miratimin e rregulloreje të dyshimtë javën e kaluar, janë ngritur pikëpyetje në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës. Garancitë e qeverisë se ilaçi prodhoi reagimin e dëshiruar të imunitetit të njeriut dhe se nuk ka shkaktuar asnjë efekt domethënës anësor, nuk ishin aq bindëse pa të dhëna shkencore të publikuara që përshkruanin gjetjet. Organizata Botërore e Shëndetit tha se të gjitha vaksinat potenciale duhet të kalojnë fazat e plota të testimit përpara se të nxirren në qarkullim. “Ka praktika dhe udhëzime të miratuara”, tha zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier të martën. “Ka një ndryshim të madh mes gjetjeve, të patur të të dhënave apo ndoshta të një vaksine që funksionon, me kalimin nëpër të të gjitha fazat e nevojshme”, tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca të marrë kontrollin në Liban/ Mbi 40 mijë libanezë nënshkruajnë peticionin

Publikuar

-

Nga

Franca të marrë kontrollin në Liban/ Mbi 40 mijë libanezë nënshkruajnë peticionin

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të vërë nën kontroll Libanit pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejrut.

Mbi 44,000 vetë kanë nënshkruar një peticion në internet për “vendosjen e Libanit nën një mandat francez për 10 vitet e ardhshme”. Peticioni në faqen e peticioneve  Avaaz njoftohet se është iniciuar nga qytetarët libanezë pas shpërthimit që tronditi Bejrut të martën, duke vrarë mbi 140 vetë dhe duke plagosur më shumë se 5,000 të tjerë.

“Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për ta siguruar dhe menaxhuar vendin,” thuhet në peticion. “Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm dhe me milicinë vendi është në grahmat e fundit.”

“Ne besojmë se Libani duhet të rikthehet nën mandatin francez në mënyrë që të krijohet një qeverisje e pastër dhe e qëndrueshme.”

‘Libanezët janë të dëshpëruar’

Dima Tarhini, from DW’s Arabic department, said the petition had been circulating widely on Lebanese social media.

Dima Tarhini, nga departamenti arab i DW, tha se peticioni ka qarkulluar gjerësisht në mediat sociale libaneze. Ai tregon se “sa të dëshpëruar janë disa libanezë,” tha ajo. “Ata kanë humbur shumë. Ata humbën shtëpitë dhe pronat e tyre, ata nuk mund t’i shpëtojnë dot fëmijët e tyre. Ata nuk dinë se ç’të bëjnë.”

LEXO EDHE:  Apple rrit hapësirën e iPhone SE



Franca e ka pasur nën kontroll Libanin nga viti 1920 deri në vitin 1945 sipas një mandati të vendosur pas Luftës së Parë Botërore.

LEXO EDHE:  Më 9 mars ora inteligjente e Apple

Emmanuel Macron premton ndihma

Peticioni i drejtohej presidentit francez Emmanuel Macron, i cili qe lideri i parë i huaj që shkoi të enjten në Beirut pas shpërthimit tragjik.

Macron paralajmëroi në Bejrut se Libani do të “vazhdojë të fundoset” nëse nuk do të ndërmarrë reforma.

Ai premtoi se Franca do të ndihmojë për mobilizimin e ndihmave për Bejrutin e shkatërruar, ku dëmet dhe shkatërrimet shkojnë në një vlerë prej miliarda dollarësh.

“Ju garantoj se ndihmat nuk do të shkojë në duar të korruptuara,” tha Macron para një grupi protestuesish.

Prokuroria e Francë ka nisur hetimet në lidhje me shpërthimin, sepse prej u plagosën të paktën 21 shtetas francezë dhe një u vra. /DW

LEXO TE PLOTE