LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dinim turke, s’do ta besoni origjinën e vërtetë të serialeve tuaja të preferuara

29 Tetor 2018, 12:40, Lifestyle CNA
I dinim turke, s’do ta besoni origjinën e vërtetë të

Telenovelat turke janë kthyer në një trend në vendin tonë dhe prej shumë vitesh mbajnë të mbërthyer pas ekranit një audiencë të moshave të ndryshme.

Një ndër arsyet se pse janë kaq shumë të ndjekura, është edhe për shkak të traditave apo zakoneve që janë të ngjashme me vendin tonë.

Megjithatë, një lajm zhgënjyes vjen për adhuruesit e këtyre serialeve.

Gazeta turke Olay ka zbuluar se në fakt të gjitha janë përshtatje të telenovelave japoneze.

Telenovela “Nënë” ka qenë shumë e ndjekur në Shqipëri, por edhe kjo telenovelë nuk është version origjinal turk, por përshtatje e një telenovele japoneze me të njëjtin titull.

Gjithashtu edhe telenovelat që po transmetohen aktualisht në Turqi dhe që kanë arritur shumë sukses, si Kadin (Grua), Kizim (Vajza ime), Bir litre gozyasi (1 litër lot) etj.

Teleshikuesit turk nuk e kanë pritur mirë këtë duke u shprehur të zhgënjyer që kinematografia turke ka humbur origjinalitetin.

Atsushi Sogo, drejtori i kanalit japonez që ka transmetuar këto filma në versionin origjinal ka folur rreth adaptimit të historive.

Ai është shprehur:

Dy shtete kanë në bazë marrëdhëniet njerëzore, prandaj telenovelat kanë arritur sukses”

Lajmet e fundit nga