LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt/ Gazetari ngre dyshime të frikshme

29 Tetor 2018, 19:35, Aktualitet CNA
Dorëheqja e Fatmir Xhafajt/ Gazetari ngre dyshime të frikshme

Dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj e ka komentuar nga studio e emisionit ?Byro Politike? në abc news edhe gazetari Armand Bajrami.

Bajrami u shpreh se deklarata në rrjetet sociale e Xhafajt nuk tregon arsyen pse ai dorëzoi postin. Më tej ai ka theksuar se një ndër arsyet e dorëheqjes mund të jetë se persona kryesorë të botës së krimit kanë kërkuar largimin e tij, pasi janë ndjerë të kërcënuar.

?Deklarata e Xhafaj nuk tregon asgjë. Ne sot nuk e dimë pse Xhafaj ka dorëzuar postin. Dyshimet mund të jenë të ndryshme, mundet edhe që persona të botës së krimit kanë kërkuar largimin e tij, sepse janë ndjerë të kërcënuar?,- u shpreh Bajrami./ CNA.al

Lajmet e fundit nga