LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dako i kundërpërgjigjet Berishës/ Liri mblidh burrin

29 Tetor 2018, 18:52, Aktualitet CNA
Dako i kundërpërgjigjet Berishës/ Liri mblidh burrin

Pas postimit të mesazhit të qytetares digjitale nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku ndër të tjera thuhej se Rama e shiti Xhafajn për Dakon, pasi ky i fundit i dërgon valixhet me lekë, ka reaguar kryebashkiaku i Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vangjush Dako shkruan se këto mesazhe janë vetëm fantazi politike e ish-kryeministrit.

Më tej Dako në ironi të theksuar i ka bërë thirrje zonjës Liri, bashkëshortes së Berishës të mbledhë burrin se ka hyrë në kthesë të keqe shumë duke u marrë me gratë e dynjasë.

Ndërsa në fund Dako nuk ka mbetur pa thumbuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha .

Reagimi i Vangjush Dakos:

Sot toçi i Saliut ja paska lënë radhën Babës vet.. Po Baba ka kohë që ka rrjedh s’është më ai që ka qenë! Ka filluar të bëjë politikë me fantazira videosh erotike dhe me thashetheme parukerish tani, se lekët s’i ka hequr kurrë nga goja as kur s’i kishte dalë kaq keq vetja nga kontrolli.

Zonja Liri mblidhe burrin të lutem se ka hyrë në kthesë të keqe shumë duke u marrë me gratë e dynjasë! Merru me Gjushin thuaji se ta ka bërë borxh, e gjeti Durrësin bastion të PD dhe e ktheu bastion të PS… Po t’i lëri gratë ai, sado i rrjedhur që të jetë zonja Liri!

Edhe ti Lulzim toçi, shih si e katandise Babën me gomarllëqet e tua! Ç’paske qenë mor burrë, krap nga trupi e cironkë nga truri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga