LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Spiderman është fals, ti je heroi im!” Michael Buble tregon çfarë i tha djalit 5-vjeçar pasi mundi kancerin

28 Tetor 2018, 22:37, Aktualitet CNA
“Spiderman është fals, ti je heroi im!” Michael Buble

Michael Buble i la shikuesit me zemër të thyer pasi dha një intervistë të sinqertë për djalin 5-vjeçar Noah që u diagnostikua me kancer.

Këngëtari kanadez, 43 vjeç, foli për James Corden në një intervistë speciale të premten, ku tha se bota e tij u shemb kur mësoi sëmundjen e djalit.

Ai tregoi se pavarësisht se nuk ndihej mirë, duhej t?i jepte forcë familjes në një farë mënyre dhe të ishte pozitiv.

?E gjithë jeta ime mori fund. Unë nuk isha në rregull. Kur të gjitha këto nisën, u bëra forca për të na tërhequr disi dhe për të na ngritur. Kur ata e shëruan atë dhe kimioterapia përfundoi, unë e lëshova veten. Gruaja më ndihmoi.

?Ai është pesë vjeç dhe i them se Spiderman-i është i mahnitshëm por është fals, ai nuk është real. Ti je heroi im, ti je superheroi im?.

Djali i Michael Buble, Noah, u shërua nga kanceri në mëlçi dhe kjo eksperiencë e bëri këngëtarin të vlerësojë gjithçka në jetën e tij dhe të heqë dorë nga ato të panevojshmet, madje dhe muzika.

Lajmet e fundit nga