LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia ndëshkon shoferët/ Në pranga 13 persona, dhjetëra leje drejtimi të pezulluara

28 Tetor 2018, 07:27, Aktualitet CNA
Policia ndëshkon shoferët/ Në pranga 13 persona, dhjetëra

Policia rrugore në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit si në zonat urbane dhe ato interurbane të Kryeqytetit ka vënë në pranga 13 persona.

Më tej policia bën me dije se janë pezulluar 66 leje drejtimi, janë proceduar administrativisht 10 drejtues mjetesh, 21 drejtues mjetesh të papajisur me siguracionin e detyrueshëm dhe 94 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Shpejtesia mbi normat e lejuara qe varionte deri ne 190 km/h, Gara te rrezikshme ne rruge dhe Alkool gjate drejtimit te automjetit qe varionte deri ne 1.14 mg/l, ishin shkeljet te cilat ?zbehen? argetimin edhe kete fundjave.

Per shkak te rrezikshmerise qe paraqesin, keto shkelje ishin ne Policise Rrugore te Tiranes, pergjate oreve te vona te se Premtes deri ne oret e para te mengjesit te se Shtunes, si dhe gjate oreve te mbremjes se djeshme e deri ne oren 05.00 te mengjezit te sotem.

Nga kontrollet e alternuara si ne zonat urbane dhe ato interurbane te Kryeqytetit jane konstatuar dhe:

Siguria ne rruge, mbetet sfida jone, bashkohu edhe ti me ne, mos drejto mjetin nen efektin e alkoolit, respekto kufizimet e shpejtesise dhe rregullat e qarkullimit./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga