Connect with Us

Përçahet “TV Klan”/Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi në luftë me njëri-tjetrin

Aktualitet

Përçahet “TV Klan”/Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi në luftë me njëri-tjetrin

Publikuar

-

Nëse prej disa kohësh, Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi kanë luftuar njëri-tjetrin në heshtje, ditën e sotme gjithçka u bë e ditur edhe në sytë e publikut. Rudina Magjistari vendosi t’i përgjigjej jo vetëm Tunës, por edhe moderatorit Ermal Mamaqi duke e kërcënuar nëse duhet t’i qëndiste edhe atij një shkrim ku t’i tregonte rezervat që ka në lidhje me të.

“ps: Ermal e do edhe ti një?” – shkruante Rudina Magjistari në fund të shkrimit.

Disa orë më pas, pyetjes së ngritur nga Rudina i është përgjigjur Ermal Mamaqi, duke e zbutur pak situatën.

LEXO EDHE:  Rama si dajë gangster në filmin e Ermalit/ Boçi zbulon fytyrën e vërtetë të kryeministrit

“Jo Jo Rudina, vazhdo ti” –shkruan moderatori, duke e shoqëruar me emojin duke shkelur syrin.

Marredhënia e tendosur mes tyre është kuptuar qekurse në “Xing me Ermalin” nisi rubrika e quajtur “Pyetja për Rudinën”, që është parë si një lloj ironie për emisionin e pasdites.

Ndiqni videon në minutën 1:20:08

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB:  Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaskinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm pritet të vaskinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu  kryeministri është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Rama si dajë gangster në filmin e Ermalit/ Boçi zbulon fytyrën e vërtetë të kryeministrit

LEXO EDHE:  Rama si dajë gangster në filmin e Ermalit/ Boçi zbulon fytyrën e vërtetë të kryeministrit



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE