LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një “Sandër Mafishe” ministër i Brendshëm/ Një Irenkë Kryeministre

28 Tetor 2018, 11:33, Aktualitet CNA
Një “Sandër Mafishe” ministër i Brendshëm/

Dje herët në mëngjes kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe zëvëndësimin e tij me Gjeneral Sandër Lleshin, i cili mban aktualisht detyrën e Këshilltarit për Mbrojtjen në Kryeministri.

Sandri, ministri i ri i Ramës mund të quhet lehtësisht ?Sandër Mafishja?, personazhi i Adelina Balashit në ?Pallatin 176?. Sandër Lleshi, një ish-ushtarak, i cili u shkarkua nga Arben Imami, thonë për ?spiunllëqet? që bënte lart e poshtë.

Pra, informacionet zyrtare të shtetit i çonte në selinë e PS-së, aty ku hyrjet dhe daljet filluan t?i lindnin ëndrrën për ?Irenkën? se magazinën e kishte zënë Vani.

?Sandër Mafishja? është një këshilltar i kryeministrit pa asnjë peshë politike, ndryshe nga paraardhësi i tij, që ishte një Enverist me rrënjë të thella në PS. Në këto vite si këshilltar pranë Edi Ramës nuk ka bërë asgjë, thjeshtë dhe vetëm ka parë ëndrra. Pa asnjë kontribut politik, pa asnjë kontribut publik, i biri tetës, që donte do e martonte lagjia, sipas komedisë, na doli i zoti.

Apo mos vallë Irenka, që tek pallati ?176? Sandër mafishtja i çonte çokollata në këtë histori është Edi Rama? Mos vallë ky është shpërblimi për çokollatat që Sandër mafishtja i ka dhënë Ramës?

E me sa duket Sandër mafishtja ja doli ta bënte realitet ëndërrën e tij dhe deshën apo nuk deshën i biri tetos jo vetëm që ia ka fituar zemrën Irenës tonë, që është Rama në rast kushedi se si. Por në fund Irena i besoi edhe një nga ministritë më të rëndësishme atë të Brendshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga