LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela zbulon dy veprimet fatale për Kryeministrin, që pasojnë dorëheqjen e Xhafajt

28 Tetor 2018, 08:23, Aktualitet CNA
Ngjela zbulon dy veprimet fatale për Kryeministrin, që pasojnë

Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela, i cili referuar të dhënave që vijnë nga brenda qeverisë se Xhafaj është larguar pasi kryeministri Rama e ka fyer apo e ka ofenduar rëndë, ka treguar dy veprimet që pasojnë dorëheqjen e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkuan se nëse Rama e ka ofenduar ka vetëm dy rrugë ose duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur; ose ministri Xhafaj duhet t’i drejtohet gjykatës apo dhe prokurorisë me padi ose civile ose penale.

?Çfarë do të ndodhë tani?
Nëse kryeministri cerebral Rama ka përdorur gjuhë rrugësh me Xhafajn, dy janë rrugët: ose Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur; ose ministri Xhafaj duhet t’i drejtohet gjykatës apo dhe prokurorisë me padi ose civile, ose penale kundër kryeministrit të tij.

Në fakt padia në vetvete do të ishte një akt i madh historik kundër frymës së rrugës që ka 100 vjet që drejton shtetin dhe qeveritë shqiptare.

Padia do t’i sillte historisë së Shqipërisë rastin e madh të fillimit të moralitetit dhe të sjelljes së kulturuar të kryeministrave shqiptarë, deri tani, shumica të shthurur mendërisht.
Por do të krijonte edhe fillimin e procesit të pjekjes së vetë shoqërisë shqiptare për ta ndërprerë përfundimisht zakonin primitiv të saj, të sjelljes në pushtet të njerëzve cerebrale që vinë nga hiçi?,- shkruan ndër të tjera Ngjela./ CNA.al

Lajmet e fundit nga