LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela tregon gabimin më të rëndë të Gramoz Ruçit, në politikë

28 Tetor 2018, 08:58, Aktualitet CNA
Ngjela tregon gabimin më të rëndë të Gramoz

Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili përflitet se është larguar për shkak të prishjes së marrëdhënieve me Ramën, ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i fundit ky që ngre dyshime për rrugën e tij në sallën e Parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se qëndrimi i Xhafajt në Parlament dhe i Ramës në krye të qeverisë varet vetëm nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kurse ka theksuar se gabimi më i rëndë i tij është se vuri Ramën në krye të PS-së.

?Po rruga e Parlamentit është një rrugë për ministrin Xhafaj?

Këtu duhet pyetur se nga anon në këtë rast Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Mendoj se për Ruçin është sak rasti që të skartojë apo të rrëzojë nga pushteti një kryeministër pa asnjë lloj vlerë si Edi Rama; sepse qënia e Ramës sot në krye të Partisë Socialiste është gabim direkt i Gramoz Ruçit?.

Më tej avokati ka thënë se duhet pritur nëse maxhoranca socialiste në funksion të Ramës, ndërsa ka theksuar se rruga më e mundshme nga të gjitha këto mundësi është dorëheqja e Ramës.

?Por opsioni i Parlamentit varet edhe se sa i fortë është Fatmir Xhafaj në Parlament. Dhe ka gjithashtu edhe një “rrezik” që përqëndrohet të pyetja: a do çahet maxhoranca socialiste në funksion të Ramës?
Nëse Gramoz Ruçi anon nga moraliteti i kësaj çështjeje, maxhoranca nuk mund të jetë përballë aksidentit të çarjes, dhe rrëzimi i Ramës në Parlament do të ishte suksesi më i madh për shqiptarët dhe për vetë historinë politike të Shqipërisë.

Megjithatë duhet pritur, kurse rruga më e mundshme nga të gjitha këto mundësi është dorëheqja e Ramës?,-shkruan më tej Ngjela./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga