LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjalti i dashurisë! Fatma merr surprizën e ëmbël nga i dashuri në ditën e lindjes

28 Tetor 2018, 08:50, Aktualitet CNA
Mjalti i dashurisë! Fatma merr surprizën e ëmbël nga i

Në minutat e para të së dielës, moderatorja Fatma Methasani ka festuar ditëlindjen në një festë të ëmbël në shtëpi.

Duket se i dashuri i saj, shefi i kuzhinës Alfio Rrotani është kujdesur që për ditëlindjen e 24-tër të Fatmës, ajo të ketë pranë të gjitha detajet që kërkon një femër. Pra e nisim nga darka intime dhe shumë romantike, të stiluar nga lule të bardha në tavolinë, nën dritën e qirinjve. E nuk mund të mungonte shampanja dhe sidomos, ëmbëlsira me dedikim, që për një shef guzhine duhet të jetë A-ja. E qershia mbi tortë është edhe buqeta plot me trëndafila për të ëmblën e ekranit, e shoqëruar nga tullumbacet me numra!

Pëllumbat e dashurisë na kanë bekuar me postime ku i dedikohen njëri-tjetrit, madje pak ditë më parë, Fatma zbuloi dhuratën për partnerin e saj, një motor sportiv. Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani konfirmuan lidhjen 2-vjeçare, pak javë më parë.

 

Lajmet e fundit nga