Connect with Us

“Harroj çdo ditëlindje të familjes, përfshirë edhe timen”: 20 të vërteta që nuk dini për Inis Gjonin

Aktualitet

“Harroj çdo ditëlindje të familjes, përfshirë edhe timen”: 20 të vërteta që nuk dini për Inis Gjonin

Publikuar

-

Inis Gjoni është një nga vajzat më të famshme të ekranit në vendin tonë, e cila ka lëvruar disa fusha të artit. Ajo ka filluar karrierën e saj televizive si balerinë, më vonë e kemi parë si aktore, prezantuese dhe së fundmi ajo i është përkushtuar regjisë së teatrit duke sjellë disa shfaqje në teatër.

Pavrësisht angazhimit të saj me artin, ajo prej vitesh ka qëndruar larg ekranit dhe mediave duke u shmangur nga daljet televizive.

Gjatë kësaj kohe kurioziteti për jetën e saj sigurisht është rritur dhe në një intervistë për revistën “Who” ajo ka zbuluar sot 20 fakte që nuk i ka treguar kurrë publikisht .

  1. Prej vitesh, harroj çdo ditëlindje të familjes, përfshirë edhe timen. E vetmja që bën përjashtim, është ditëlindja e Coco Antonel, dita më e bukur e jetës sime.
  2. Nuk bëj palestër, por një herë në ditë, i ngjis shkallët në këmbë deri në shtëpi. Dhe unë e kam shtëpinë në katin e tetë.
  3. Kur më pëlqejnë një palë këpucë blej tre palë në të njëjtin model dhe ngjyrë. T’i kem, se nuk i dihet (qesh).
  4. Nëse nuk do isha marrë me art, do vdisja të bëhesha arkeologe ose shkencëtare. Më pëlqejnë shumë zbulimet.
  5. Ka vite që nuk shoh asnjë program ose film në televizion, përjashto rastet kur marr ndonjë porosi nga miqtë dhe familjarët. E vetmja gjë që më merr vëmendjen nga ekrani janë kukullat e Coco-së dhe dokumentarët. Këto të fundit, mund t’i shoh për orë të tëra dhe të mos mërzitem.
  6. Jam një gjumashe e pandreqshme… Do jepja gjithçka që të flija gjumë në mëngjes, por që prej lindjes së Coco kam kohë që nuk e di se ç’do të thotë të flesh gjumë deri në orën 10. Maksimumi që kam arritur, ka qenë 9-ta (qesh).
  7. Deri përpara se të bëhesha nënë dija të gatuaja vetëm vezë.
  8. Për flokët e mi kujdesem vetëm unë, edhe në parkueri, apo dalje televizive, flokët i kuroj vetë.
  9. Kam thyer këmbën kur kam qenë 5 vjeçe dhe doktori në spital ka thënë “sa të drejta i paska këmbët, nëse edhe këmba që ka thyer do të bëhet kaq e drejtë sa këmba tjetër, atëherë këtë vajzë bëheni balerinë”. Atëherë askush nuk e dinte që unë do merresha me balet.
  10. Kam shumë histori nga jeta si balerinë; më ka ndodhur që më ka dalë këpuca gjatë kërcimit, që partneri ka këputur mish duke më ngritur në padjeshkë, e të tjera si këto.
  11. Kur mbarova shfaqjen e parë si regjisore, isha aq shumë e emocionuar sa nuk i njihja njerëzit që takoja.
  12. Ka qenë një rast kur drejtoja Festivalin e Këngës, sëbashku me mikun tim Gaz Gjoka, që harrova pjesën time të tekstit dhe nisa të flisja ‘përçart’ për të dalë nga situata. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë, por këngëtari e kuptoi që ishte radha e tij (qesh).
  13. Besoj se kam qenë ndër të parat vajza në Tiranë që kam drejtuar një automjet, në vitin 96. Unë dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat.
  14. Çmenduria më e madhe që kam bërë në timon, kam kaluar Llogaranë, natën dhe me mjegull. Zoti ka qenë me mua atë natë.
  15. Kam refuzuar mbi 10 oferta për të qenë në ekran vitet e fundit, nuk e di ç’më ka gjetur, por besoj se dashuria për teatrin po më mban larg televizionit.
  16. Me Ingritin nuk zgjat asnjëherë inati. Grindemi tani dhe pas 60 sekondash jemi sërish duke folur.
  17. Unë nuk pi kurrë pije me gaz, nuk pi kurrë kafe, jetoj shumë mirë me ujë dhe qumësht.
  18. Nuk lexoj asnjëherë gazeta, me përjashtim të rasteve kur më njoftojnë që kam dalë unë.
  19. E urrej jokorrektesën.
  20. Si për fund po ju zbuloj që aktualisht po punoj për një shfaqje të re teatrale.
LEXO EDHE:  Feston sot ditëlindjen/ Noizy poston foton e ëmbël: “I bekuar”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Video-RENEA zbarkon në Kukës/ Operacioni “Vila”, një i arrestuar

Publikuar

-

Nga

Vrasje mafioze e Velajt/ Forcat RENEA zbarkojnë në Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vila”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Operacioni u krye nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me RENEA-n, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Arrestohet në flagrancë një nga organizatorët, si dhe shpallet në kërkim shtetasi që kishte vënë në dispozicion lokalin e marrë me qira, për ta përdorur për lojëra fati, shpërndarje e përdorim të drogave të forta.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 7 shtetas, për moskallëzim krimi.

Gjithashtu është sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për të ndarë lëndën narkotike në doza, një kuti me ekstazi, një tavolinë pokeri, një kuti me çipsa, letra bixhozi dhe një sasi parash.

Në funksion të procedimit penal të nisur më parë për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, nisur edhe nga informacionet e marra se personat organizatorë mund të ishin të armatosur dhe rrezikohej jeta e punonjësve të Policisë në operacion, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me RENEA-n, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Vila”.



 Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 35 vjeç, me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, i dyshuar si organizator i shpërndarjes së drogave të forta dhe ushtrimit të paligjshëm të lojrave të fatit, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. E., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i dyshuar për ushtrim pa licencë të lojërave të fatit, përshtatje të lokalit për përdorim droge dhe prodhim e shitje të narkotikëve.

Gjithashtu u proceduan penalisht për moskallëzim krimi, edhe 7 shtetas të tjerë, të cilët u gjetën duke luajtur lojra fati në lokalin e marrë me qera nga shtetasi i shpallur në kërkim F. E., i cili e kishte përshtatur lokalin për shpërndarje të drogave të forta dhe ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit.

 Gjatë kontrollit në lokal, në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë sekuestruan një sasi kokaine, sende që shërbenin për përdorimin e lëndës narkotike kokainë, ekstazi, çipsa, letra bixhozi, peshore elektronike, tavolinë pokeri dhe një sasi parash.

 Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar B. S., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër kokaine të futur në një qese plastmasi.

 Operacioni vijon për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Edicioni i pestë të Maratonës së Tiranës/ Emrat e fituesve në 4 kategori

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Në Maratonën e Tiranës,  morën pjesë rreth 2500 atletë, ku garuan në kategoritë Marathon 42 K, Half Marathon 21 K, Tirana 10 K dhe  “Ëe too”.

Maratona,  ku 1000 vinin nga e gjithë bot aka përfunduar në mesditë ku janë shpallur edhe fituesit për secilën nga kategoritë.

Në kategorinë Marathon 42 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Ilir Kellezi – Shqipëri – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Igor Jakinovski – NMKD – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Stefan Trost – Austria – Fiton 2000 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Veretska Valentyna – Ukraina – Fiton 5000 Euro
Vendi i dytë: Luiza Gega – Shqipëri – Fiton 3000 Euro
Vendi i tretë: Kateryna Basilade – Ukraina – Fiton 2000 Euro

Në kategorinë Half Marathon 21 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj



Vendi i parë: Bogdan Semenovych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Ivan Bubnov – Rusia – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Albion Ymeri – Kosova – Fiton 1000 Euro

LEXO EDHE:  “Në ditë me diell e stuhi”/ Genc Prelvukaj i bën dedikimin më të veçantë Enit për ditëlindje

LEXO EDHE:  Rama feston ditëlindjen në një datë me SHBA-të/ Qytetarët ”e mbysin” me komente

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Nataliia Semenoyych – Ukraina – Fiton 2000 Euro
Vendi i dytë: Adrijana Poparsova – NMKD – Fiton 1500 Euro
Vendi i tretë: Gresa Bakraci – Kosova – Fiton 1000 Euro

Në kategorinë Tirana 10 K tre vendet e para janë si më poshtë:

Fituesit – Meshkuj

Vendi i parë: Atanas Anchevski – NMKD – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Bledar Mesi – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Malvin Nikolla – Shqipëri – Fiton 500 Euro

Fituesit – Femra

Vendi i parë: Redia Dauti – Shqipëria – Fiton 800 Euro
Vendi i dytë: Relaksa Dauti – Shqipëri – Fiton 600 Euro
Vendi i tretë: Lorina Metaj – Shqipëri – Fiton 500 Euro

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plumba në shpinë e në brinjë/ Detaje nga krimi i rëndë në Peqin

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarrin paraditen e sotme në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

Policia ka nisur kontrollin në të gjithë zonën, por ende nuk kanë një autor.



Të dhënat e para flasin se 45 vjeçari ka dy plagë me armë, një në shpinë dhe një brinjë.

LEXO EDHE:  Foto-Arjola feston ditëlindjen/ Erion Veliaj ka një urim special për të

LEXO EDHE:  Feston sot ditëlindjen/ Noizy poston foton e ëmbël: “I bekuar”

Të tjera detaje të zbuluara janë viktima nuk është banor i Peqinit dhe sipas Prokurorisë së Elbasanit, dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët./CNA.al

LEXO TE PLOTE