LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Është zyrtare! Jenna Dewan firmos divorcin nga Tatum dhe ja çfarë i ka kërkuar

28 Tetor 2018, 22:22, Aktualitet CNA
Është zyrtare! Jenna Dewan firmos divorcin nga Tatum dhe ja

Pas 6 muajsh të ndarë, balerina e njohur Jenna Dewan ka firmosur zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj Channing Tatum.

37-vjeçarja është fotografuar teksa mbërriti në LA për Halloween, e veshur sportive. Me syze dielli dhe rroba të rehatshme, Jenna dukej disi e shpërqendruar, pasi po atë ditë kishte nënshkruar ndarjen përfundimtare nga aktori 38-vjeçar.

Sipas burimeve të afërta të saj, Jenna dëshiron kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të vajzës Everly, dhe gjithashtu mbështetjen financiare të ish-bashkëshortit.

Shkaku për divorc është cilësuar si ?dallime të papajtueshme? dhe aktorja gjithashtu ka kërkuar që të rikthejë mbiemrin e saj Dewan pasi kishte marrë atë Tatum.

Përgjigjja e Tatum ndaj kërkesës së divorcit tregon se ai dëshiron gjithashtu kujdestarinë e përbashkët, një shenjë se këto procedura po ecin në mënyrë miqësore mes dyshes.

Javën e kaluar u raportua se Channing Tatum është lidhur me këngëtaren Jessie J, vetëm gjashtë muaj pasi ndarjes.

Jenna e ka pritur mirë këtë dhe po vazhdon të ecë përpara. Sipas burimeve, ajo është duke u njohur me dikë dhe ai nuk është personazh i famshëm.

Lajmet e fundit nga