LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E imitoi në emision, Eni Çobani shokon me rrëfimin për Agron Llakën

28 Tetor 2018, 10:10, Aktualitet CNA
E imitoi në emision, Eni Çobani shokon me rrëfimin për

Muaj më parë, duke marrë shkas nga imitimi që aktori i humorit Agron Llakaj i bënte juristes Eni Çobani në shown e tij, Al Paazar, kjo e fundit vendosi ta hidhte në gjyq.

Në intervistat e dhënë më parë, Eni u shpreh se kishte vendosur t?i shkonte deri në fund kësaj çështje dhe Llakaj do merrte çfarë meritonte.

Por gjërat paskan ndryshuar!

E ftuara e kësaj jave e Andi Vrapit në Pop Culture, Çobani ka rrëfyer se jo vetëm që ka hequr dorë nga padia, por edhe gëzon respekt për aktorin.

?Agroni është një artist i madh në formatin e tij. Është një humorist me një karrierë të jashtëzakonshme. Unë jam e rregulluar me këdo, i cili jep një kontribut në shoqërinë shqiptare për mirë. Dhe mjafton që ai i bën njerëzit për të qeshur. Kështu që, bravo Agron Llakaj që bën njerëzit për të qeshur. Dhe e përshëndes!?, ? ka treguar Eni lidhur me marrëdhënien e saj me Llakajn.

Lajmet e fundit nga