LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debati në Maqedoni/ Nisin diskutimet për ndryshimet kushtetuese mbi marrëveshjen e emrit me Greqinë

28 Tetor 2018, 10:05, Aktualitet CNA
Debati në Maqedoni/ Nisin diskutimet për ndryshimet kushtetuese mbi

Pas dështimit të referendumit në Maqedoni, qeveria e Zoran Zaev ka dorëzuar tashmë projektligjet e nevojshme në Parlament për të nisur diskutimet për të bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, me qëllim zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë.

Ndërsa, Sekretari i LSDM-së ka sqaruar se shqyrtimi i tyre do të marrë më shumë se 2 muaj kohë. Ndërkohë që edhe opozita shqiptare ka disa kërkesa për ndërhyrjen në Kushtetutë që do të avanconte më tej pozitën e shqiptarëve në këtë vend.

BDI nga ana tjetër i kundërshton këto kërkesa të opozitës shqiptare, pasi sipas deputetit Xhevat Ademi, opozita kërkon të fitojë pikë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga