Connect with Us

Babai në hall bën shpikjen gjeniale, krijon një biberon në formën e gjirit të nënës

Aktualitet

Babai në hall bën shpikjen gjeniale, krijon një biberon në formën e gjirit të nënës

Publikuar

-

Një baba në hall që po haste vështirësi me ushqimin e fëmijës së tij 3-muajsh ka gjetur një mënyrë gjeniale për ta zgjidhur problemin.

Ai shpiku një biberon në formën e gjirit të nënës për ta bërë më të lehtë kohën e të ushqyerit për nënat që ushqejnë gji.

Ayal Lanternari tha se së pari filloi të mendonte rreth dizajnit duke pritur, në mes të natës, që të ngrohej qumështi për djalin e tij, Danielin.

Lanternari tha për CNN:

Në një farë mënyrë, dizajni i shishes u projektua në kokën time.”
Ai ia përmendi idenë një shoku dhe inxhinier tjetër biomedik, Asaf Kehat, dhe të dy vendosën të ndjekin idenë dhe ta kthenin në realitet.

LEXO EDHE:  "Të pashë në ëndërr dhe..."/ Eni Çobani i prek të gjithë me dedikimin për babain e ndjerë

I quajtur Nanobébé, produkti përfundimtar është një shishe e lugët që ka për qëllim t’i krijojë fëmijës idenë se po ushqehet nga gjiri i nënës.

Dizajni unik i Nanobébé e bën qumështin të përhapet në një shtresë më të hollë. Duke zgjeruar zonën e sipërfaqes së qumështit, kjo lejon që të ngrohet shpejt.

Me këtë mënyrë të re, prindërit mund ta kenë qumështin për fëmijën gati pa qenë nevoja që të ngrohet në një një sobë ose në mikrovalë, të cilat kanë një rrezik të lartë të dëmtimit të lëndëve ushqyese .

Gjeometria unike e biberonëve Nanobébes lejon që qumështi i gjirit të përhapet në një shtresë të hollë që ftohet shpejt, duke reduktuar rritjen bakteriale.

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

LEXO EDHE:  “Të pashë në ëndërr dhe…”/ Eni Çobani i prek të gjithë me dedikimin për babain e ndjerë

LEXO EDHE:  "Të pashë në ëndërr dhe..."/ Eni Çobani i prek të gjithë me dedikimin për babain e ndjerë

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

LEXO EDHE:  “Të pashë në ëndërr dhe…”/ Eni Çobani i prek të gjithë me dedikimin për babain e ndjerë

LEXO EDHE:  "Të pashë në ëndërr dhe..."/ Eni Çobani i prek të gjithë me dedikimin për babain e ndjerë

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE