LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tahiri konferencë për shtyp/ Artan Hoxha zbulon për çfarë do flasë ish-ministri

27 Tetor 2018, 11:40, Aktualitet CNA
Tahiri konferencë për shtyp/ Artan Hoxha zbulon për

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot edhe lajmin i cili qarkulloi dje në media, se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të dalë në një konferencë për mediat.

Nga studio e Report TV, gazetari Hoxha tha se konferenca e Tahirit pritet të mbahet diten e enjte, ndërsa theksoi se nuk besoj të ketë lidhje me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Hoxhës, konferenca për mediat e Tahirit ka lidhje me çështjen për të cilen po hetohet.

?Me aq informacion sa kam unë, konferenca për mediat e Tahirit ka lidhje me cështjen për të cilen është nën hetim, nuk besoj se ka lidhje me çështjen e largimit të Fatmir Xhafajt. Llogjikisht nuk mund të këtë lidhje?-tha ndër të tjera gazetari Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga