LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Plasin sherret në PS/ Ministrin e lënë me “gisht në gojë”

27 Tetor 2018, 09:33, Aktualitet CNA
Ekskluzive-Plasin sherret në PS/ Ministrin e lënë me “gisht

Disa ditë më parë, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi shkoi në Divjakë, një takim i cili rezultoi të ishte një dështim total.

Megjithëse në Divjakë ndodhej edhe deputeti i zonës, Erjon Braçe edhe kryebashkiaku Fredi Kokoneshi, asnjëri nuk i kishte shkuar në takim.

Burime për CNA.al nga ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se në takim nuk kishin shkuar as deputeti Braçe, as kryebashkiaku dhe as banorë të zonës. I vetmi që kishte shkuar në takim ishte kreu i Bordit të Kullimit.

Të njëjtat burime theksuan për CNA.al se ministri shkoi me një axhendë të paracaktuar, por duket se takimi është sabotuar.

Deputeti dhe kryebashkiaku janë njoftuar në momentet e vajtjes së ministrit në Divjakë, por këta kanë refuzuar të shkojnë për ta takuar duke e lënë me ?gisht në gojë? Peleshin dhe duke vazhduar drekën me peshk e verë, ndërkohë që Niko ka përfunduar duke ngrënë këmbë bretkose./CNA.al

Lajmet e fundit nga