LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Xhafajt/ Basha: Ky është vetëm fillimi

27 Tetor 2018, 07:44, Aktualitet CNA
Dorëheqja e Xhafajt/ Basha: Ky është vetëm fillimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha prapalajmeron se ky është vetëm fillimi, ndërsa thekson se ?dorëheqja e Xhafajt , është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi?.

?Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.?-shkruan Basha në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga