LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhenet përballet me nënën e saj, takimi mes tyre shkon keq

26 Tetor 2018, 07:38, Aktualitet CNA
Xhenet përballet me nënën e saj, takimi mes tyre shkon keq

Xhenet shkon tek Mukadez e cila është në koma dhe e lumtur i tregon që ka gjetur mamanë. Avokati i jep Semës fotografitë e Xhengizit dhe Arzus bashkë. Sema tronditet dhe nuk mund ta besojë. Xhenet shkon të takojë Arzun.

Një grua tjetër i del përballë. Arzu i sheh nga larg. Xhenet është e lumtur që ka takuar nënën e saj dhe e pyet çfarë ka bërë gjithë këto vite. E ashtquajtura nënë sillet keq me Xhenetën. Xhenet mëson se nëna e saj është martuar dhe ka një fëmijë. Ajo i ofron para Xhenetës që të mos e takojë më. Xhenet uron që nëna e saj më mirë të ishte e vdekur. Arzu mëson se karficën e ka ende Xhenet. Nyrgyl pyet Selimin për vajzën në jetimore por atij nuk i kujtohet. Suna mëson se Arzu e ka mashtruar Xhenetën. Selma i bën të papriturën Arzus.

Mes të gjithë familjes ajo e pyet për të shkuarën. Nyrgyl i shpreh shqetësimin Xhengizit për Xhenetën dhe i tregon se ajo është shoqja e fëmijërisë së Selimit. Xhengiz i thotë se nuk do lejojë më Xhenetën të kthehet në kompani. Xhengiz i thotë Selimit se nuk e do Xhenetën në kompani. Selim nxehet. Xhenet qan për nënën e saj teksa ndodhet pranë Mukadesit. Mukades çohet dhe ngushëllon Xhenetën. Xhenet gëzohet kur mëson se gjyshja është shëruar. Xhengiz nuk e lejon Selimin të shkojë në spital për të takuar Xhenetën.

Lajmet e fundit nga