LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vangjush Dako, komardarja e Lulit për “Babalen” dhe “Xhisielen”

26 Tetor 2018, 10:41, Aktualitet CNA
Vangjush Dako, komardarja e Lulit për “Babalen” dhe

Mbrëmjen e djeshme në media janë publikuar disa përgjime, ku përfshihej edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Ky i fundit ishte përgjuar duke folur me një nga vëllezërit Avdylaj të Shijakut, të cilët u arrestuan pak ditë më parë.

Pas publikimit të këtyre përgjimeve ka pasur jo pak reagime, dikush i konsideron  të forta, dikush të manipuluara etj.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Durrësit mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisiionin ?Opinion? u justifikua se është i pari i qytetit dhe se është takuar më çdo qytetar të Durrësit.

Por, të manipuluara ose jo, përtej akuzave për shitje-blerje votash, më shumë sesa një kauzë e opozitës, duket të jetë ?komardarja? e shpëtimit e Lulzim Bashës, pas skandalit të ?Babales dhe Xhisielës?.

Dy audio-përgjime të cilat u hodhën nga Basha si kauza të forta të opozitës, dhe sin ë rastin e parë ashtu edhe në të dytin pati akuza të forta ndaj eksponentëve të lartë të Partisë Socialiste.

Por, në fund të dyja rezultuan ?shashka? dhe që Luli të shpëtojë nga turpi i tyre, dje hodhi ?komardaren? Dako.

Mesa duket tashmë edhe për disa javë të tjera nuk do të merren më as me ?Xhisielen? dhe as me ?Babalen?, por do të merren me Gjushin. Dhe në fund ashtu si për ?Babalen? dhe ?Xhisielen?, Basha do të vadhojë të flasë e të flasë ashtu siç di vetëm ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga