LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria në mjerim, po vdesim për bukë”/ Qytetarët masakrojnë Ramën

26 Tetor 2018, 09:16, Aktualitet CNA
“Shqipëria në mjerim, po vdesim për bukë”/

Kryeministri Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm ka publikuar në rrjetet sociale një informacion në lidhje me ecurinë e tregtisë me jashtë, ku theksons e ka pasur rritje dyshifrore të eksporteve.

?MIRËMËNGJES dhe me këtë informacion mbi ecurinë pozitive të tregëtisë me jashtë për 9-mujorin e këtij viti ku spikat rritja dyshifrore e eksporteve, ju uroj një ditë të mbarë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këti postimi qytetarët kanë shpërthyer në akuza dhe kritika të forta në drejtim të kreut të qeverisë. ?Ti na flet ne per shqiperin si me qen tu ja prezantu kinezve.Ngele me statistika. Ne ngelem tu punu si qeni e tu vdek per buke.?-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?Mirmengjes Z,kryeminister.. prandaj marrim rrugat e botes ne .. ?.

Më tej, një tjetër qytetar ironizon Ramën, ndërsa thekson se është rritur ?eksporti? i shqiptarëve që brajtisin vendin. ?9 mujorin e fundit shohim nje spikatje rritjeje dyshifrore eksportimi shqiptaresh drejt Bashkimit europian ne kerkim te punesimit?-shkruan qytetari.

Po, ashtu një tjetër shkruan ?Edo amon mos mos genje se esht merzit aq shum edhe zoti me genjeshtra sa kur tha vangjush qe skam lidhje me keto shpifje?./CNA.al

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

Lajmet e fundit nga