Connect with Us

Përdorimi i të “fortëve” për blerjen e votave/ Duka, thirrje këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Durrësit

Aktualitet

Përdorimi i të “fortëve” për blerjen e votave/ Duka, thirrje këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Durrësit

Publikuar

-

Agron duka kryetar i partise agrare ambjentaliste

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe njëherazi aleat i Lulzim Bashës, u ka bërë thirrje këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Durrësit që të tërhiqen.

Duke folur nga studio e Repolitix, Duka është shprehur se kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjnë tashmë që Bashkia e Durrësit është në këtë gjendje.

Thirrja e Dukës merr shkas nga përgjimet ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili akuzohet se ka përdorur “të fortët”, për të blerë votat.

LEXO EDHE:  Zjarr në Durrës/ Bombola djeg katin e 5 të pallatit

“Do ti propozoja Partisë Demokratike që në këtë gjendje që ndodhet Bashkia e Durrësit, të tërheqë këshilltarët bashkiakë, i bëj thirrje këshilltarëve bashkiakë që të tërhiqen” , tha Duka. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Atentati në Elbasan/ Reagon për herë të parë Rama

Publikuar

-

Nga

Atentati në Elbasan/ Reagon për herë të parë Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për atentatin e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë ish drejtuesi i LSI Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do të ndikojë në humbjen e besimit dhe durimit për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa ka shtuar se do të ndërshkojë të gjithë ata që po bëhen gjarpër rreth këmbëve të tyre.

Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Elbasan/ Të plagosurit nisen drejt Tiranës për mjekim të specializuar

Publikuar

-

Nga

Tre personat që mbetën të plagosur në atentatin në Elbasan, janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Të plagosurit Emiljan Prenga 39 vjeç,  Pavlo Vuksani  50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç në gjendje të rëndë,  dhëndr i Pjerin Xhuvanit, janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Plagosja e tyre u bë nga truproja i Gazmend Bardhit Arbër Papleka.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Atentati në Elbasan/ Balla: Këto provokime kanë autor PD dhe Metën

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan Taulant Balla pas vizitës që I bëri efektivës së policisë në spital ka reaguar edhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Sipas tij, këto janë provokime që i shkakton PD-ja dhe presidenti Ilir meta. Gjithashtu Balla ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e këtyre provokimeve dhe ndëshkimin Basha dhe Meta do ta marrin në 25 Prill.

Prej momentit të parë sapo jam njoftuar për ngjarjen jam munduar të marrë informacionin e nevojshëm, sikurse dhe kam njoftuar të gjithë organizatat e PS në Elbasan për të ruajtur qetësinë, për të mos rënë pre e provokimeve që kanë ardhur duke u përshkallëzuar dhe kanë një fajtor PD dhe presidentin e Republikës, që nga dita e verës dhe për të ardhur deri këtu ku ka humbur jetën një qytetar i Elbasanit dhe është plagosur një punonjëse e policisë, sot në mëngjes kanë terrorizuar banorët e lagjes 5 maji dhe autorësinë e këtij akti të plotë duhet t’ia lënë Prokurorisë dhe Policisë për të çuar para drejtësisë vrasësin dhe porositësit. Nuk dua të shtoj asgjë mbi njoftimet që duhet të bëjnë institucionet e drejtësisë. Thirrja për qytetarët e Elbasanit është ju lutem, ju jeni njerëz që duhet të vlerësoni rëndësinë e këtij momenti, nuk duhet të bini pre e provokimeve, këto paramilitare që kanë zbarkuan në çdo cep t’i ndëshkojmë më 25 prill”, tha Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE