LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Numërimi mbrapsht ka filluar/ Paralajmërimi i fortë për Dakon dhe Ramën

26 Tetor 2018, 11:35, Aktualitet CNA
Numërimi mbrapsht ka filluar/ Paralajmërimi i fortë për

Deputeti Enkelejd Alibeaj, në emër të Partisë Demokratike, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, e cila sipas tij po i imponon shoqërisë krimin si pjesë normale të saj.

Sipas Alibeajt, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako pohoi mbrëmë bashkëpunimin me bandën e Shijakut dhe atë të Lulzim Berishës.

Ndër të tjera deputeti demokrat shtoi se kryeministri Edi Rama po tallet me qytetarët duke u thënë se po lufton krimin.

Në fund Alibeaj e ka mbyllur dekalaratën me një paralajmërim për Dakon dhe Ramën, për të cilët sipas tij, ka filluar numërimi mbrapsht.

Deklarata e plotë

I kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge para, gjatë dhe pas zgjedhjeve për të blerë pushtetin kriminal të Edi Ramës, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg.

Çfarë po qarkullon aktualisht në media është vetëm maja e ajsbergut për ?xhuxhin?, siç e quajnë miqtë e tij kriminelë, me të cilët ka blerë pushtetin e Edi Ramës.

Vangjush Dako është pjesë kyçe e mekanizimit që Edi Rama ka ngritur për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë nëpërmjet ?të fortëve?, trafikantëve të drogës, tutorëve të prostitutave, përdhunuesve dhe vrasësve.

Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, duke shkuar kështu drejt asgjesimit të demokracisë në vend.

Shembujt më flagrantë të kësaj strategjie kriminale janë pranimi i hapur i bashkëpunimit me krimin nga:
Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe Lul Berishës.

Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, Edmond Bego,

Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga, që pranojnë jo vetëm bashkëpunimin, por edhe kryerjen e krimeve prej tyre.

Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët sesa përbetimi i Edi Ramës se po lufton krimin, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë konsiderojnë normalitet politik bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Edi Rama, kryeministri që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blerë nga krimi i organizuar, dhe Vangjush Dako, supermeni i blerjes së votave me krimin, do të bërtasin përsëri për shpifje. Por faktet janë në dosjen 339.

Të dy e dinë mirë se numërimi mbrapsht për ta ka filluar! /CNA.al

Lajmet e fundit nga