LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konferenca kirurgjikale/ Manastirliu premton rritje page për mjekët dhe infermierët

26 Tetor 2018, 15:25, Aktualitet CNA
Konferenca kirurgjikale/ Manastirliu premton rritje page për mjekët

Gjatë konferencës së 26 të kirurgjisë që zhvilloi punimet sot në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se brenda 9 muajve nga sot, përfundon spitali i ri kirurgjikal në QSUT.

?Mjekët dhe infermierët do të përfitojnë sërish rritje page me buxhetin e vitit 2019, ndërkohë që do të vijojnë politikat nxitëse me pagesën e bonusit për mjekët që japin shërbim aty ku ka nevojë për specialistë?.

Në konferencën e 26 të Kirurgjisë, e cila mblodhi në Tiranë kirurgë jo vetëm nga Shqipëria por edhe vendet europiane, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria po investon në përmirësimin e infrastrukturës, ër të ofruar kushte sa më të mira pune për stafin mjekësor dhe cilësi të mirë shërbimi për pacientët.

?Vetëm 9 muaj nga sot, do të kemi një spital të ri kirurgjikal në QSUT. Spitali i ri do të ketë 120 shtretër, 7 salla operacioni, një laborator histologjik, 7 shtretër të tjerë për terapinë intensive dhe aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë?, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e vuri theksin tek ndryshimi cilësor që ka sjellë përdorimi I instrumenteve të rinj kirurgjikalë për sigurinë e pacientëve.

?Vetëm pak vite më parë, kjo ishte krejt e pamendueshme, teksa vijonte përdorimi I instrumenteve 30-vjecarë në sallat e operacioniit, duke rritur rrezikun e infeksioneve spitalore. Sot është një realitet I prekshëm, së pari për kirurgët, me përfitim të drejtpërdrejtë për shëndetin dhe sigurinë e pacientëve?, tha Manastirliu.

Duke theksuar investimet që po kryhen për fuqizimin e spitaleve rajonale, Manastirliu tha se nuk ka më arsye që ndërhyrje të thjeshta të kryhen në QSUT.

?Këtë vit investuam në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë në spitalet rajonale, ku janë instaluar 5 laparoskopë të rinj dhe aparatura të tjera moderne. Ndaj nuk ka më arsye pse të vazhdojnë të kryhen masivisht ndërhyrje të thjeshta në QSUT, siç ndodh sot, kur rreth 49% e interventeve janë të kompleksitetit të ulët dhe të mesëm?, tha Manastirliu.

Konferenca e Kirurgjisë është konferenca më jetëgjatë në fushën e shëndetësisë, ku eksperiencat e ndryshme bëhen bashkë dhe vihen në funksion të përmirësimit të praktikave klinike dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor.

Lajmet e fundit nga