LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drama e studentëve shqiptarë/ Flet Artan Fuga

26 Tetor 2018, 20:12, Aktualitet CNA
Drama e studentëve shqiptarë/ Flet Artan Fuga

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka komentuar vështirësitë me të cilat përballen studentët, të cilët lënë dyert e Universiteve.

Duke folur nga studio e emisionit ?Ekopolitikë? , i drejtuar nga gazetari Besart Kadia, Fuga është shprehur, se studentët e diplomuar, kanë shumë pak shanse për të zënë një vend pune.

Sipas akademikut, konkurset për vendet e punës janë false dhe nuk mbështeten në meritokraci, por në militantizëm.

“Po ju them, studentët e mi më të shkëlqyer janë ata që kanë shanse më të vogla për të zënë vend pune. A e kuptoni dramën e madhe?! Studentët më të shkëlqyer janë ata që hasin vështirësi për të gjetur vend pune. Mua më janë hapur sytë me vonesë që përqasjet ideologjike nuk mjaftojnë. Në sektorin publik është militantizëm. A ka mundësi me një shpatë ta presim këtë?! Ai që e bën këtë gjë, brenda një kohe duhet të lërë pushtetin. Balanca politike anon nga një anë në tjetrën bazohet nga vota e administratës. Konkurset janë false, artificiale. Kjo nuk do të thotë se ata që punojnë në shtet nuk janë të mirë. Nuk ka paramentra që masin parametrat e meritokracisë. Te sektori privat, për 90%, hiq ca korporata të huaja, janë biznese familjare. Do të thotë ndjek antropologjinë e jetës familjare dhe e gjitha funksionon në këtë mënyrë. Nuk është një shoqëri konkurrenciale”, tha Fuga. /CNA.al

Lajmet e fundit nga