LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Të fortët e Ramës/ Kush janë 15 deputetët e siguruar nga krimi

25 Tetor 2018, 15:02, Aktualitet CNA
Të fortët e Ramës/ Kush janë 15 deputetët e siguruar

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste për lidhje me krimin.

Basha ka thënë se kauzat dhe çështjet për të cilat ka luftuar PD u provuan të vërteta ? Edi Rama e mori pushtetin në bashkëpunim me krimin dhe vota nuk ka rëndësi për zgjedhjen e qeverisë në Shqipëri.

?Besueshmëria e Edi Ramës për luftën kundër krimit është zero. U faktua nga përgjimet e Prokurorisë, se ai është kryeministër për shkak të bashkëpunimit me krimin dhe jo për shkak të votës së qytetarëve.

Përgjimet e kriminelëve kanë faktuar se në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Dibër krimi i ka siguruar Edi Ramës të paktën 10-15 deputetë përmes kërcënimit, grabitjes dhe blerjes së votës.

Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon lejimin nga Rama të kultivimit dhe trafikimit të drogës, të mungesës së luftës ndaj krimit, të dhëniës së pafajësisë për bandat, të përfshirjes në skema gjigande të pastrimit të parave.

Pushteti i siguruar nga kriminelët shpjegon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama dhe emërimin e paligjshëm të Prokurores së Përgjthishme, për të mbrojtur politikanët e lidhur me krimin, duke prishur hetimet?,- tha Basha.

Më tej Basha ka komentuar edhe megaoperacionin ku ranë në pranga dy ish-deputetë dhe u goditën disa grupe kriminale.

?Aksionet e fundit janë aksione fasadë të llogaritura sa për të bërë zhurmë pa prekur krimin. Të arrestuarit do të lirohen apo lehtësohen ngadalë. Edi Rama nuk do të shkëputet dot nga krimi, sepse lidhja e tij me krimin është burimi i pushtetit të tij.

Shkatërrimi i procesit zgjedhor dhe politik është nëna e të gjithë të këqija. Çdo vendim që merret nga një qeveri që nuk del nga vota e qytetarëve, por del nga mbështetja e kriminelëve do t?i shërbejë krimit?.

Në përfundim Basha ka thënë se: ?Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. Në Shqipëri nuk do të ketë luftë kundër krimit dhe drejtësi, nëse nuk do të dënohen krimet elektorale të Edi Ramës.

Nismat për ndarjen e politikës nga krimi dhe dekriminalizimi i zgjedhjeve janë prioritete absolute të PD, që duhen miratuar për t?u dhënë mundësi qytetarëve të vendosin me votë të lirë për qeverinë që duan?.

Lajmet e fundit nga