LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Zyrtarja e Ramës urdhëron punëtorët e Bashkisë të rikonstruktojnë banesën e prindërve të Agaçit

25 Tetor 2018, 17:31, Aktualitet CNA
Skandal/ Zyrtarja e Ramës urdhëron punëtorët e Bashkisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një banori nga Roskoveci.

Sipas denoncuesit, punëtorët e Bashkisë Roskovec, gjatë orarit zyrtar, janë urdhëruar nga kryetarja, Majlinda Bufi, që të rregullojnë shtëpinë e prindërve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi.

Në denoncim thuhet se kjo është një lëvizje e kryebashkiakes së Roskovecit për të siguruar sërish kandidimin. /CNA.al

Lajmet e fundit nga