Connect with Us

Përçahet mazhoranca/ Xhafaj dhe Veliaj, aleancë të fshehtë me LSI

Aktualitet

Përçahet mazhoranca/ Xhafaj dhe Veliaj, aleancë të fshehtë me LSI

Publikuar

-

Operacioni i zhvilluar të dielën për arrestimin e 34 personave, mes të cilëve dhe dy ish-deputetë tregoi se në heshtje po gatuhet një aleancë e fshehtë mes ministrit Fatmir Xhafaj, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe LSI. Nëse i shohim me radhë faktet, sinjalet janë se po punohet kundër qeverisë dhe bëhet fjalë për një betejë mjaft të ashpër.

PD ka 3 ditë që reagon duke e kritikuar operacionin e të dielës, pasi sipas tyre, janë lënë jashtë bosët e vërtetë të krimit. Por nuk ndodh kështu me LSI. Kjo e fundit i ka thurur lavde Xhafajt dhe po tregon se është krah tij.-shkruan gazeta Sot.

E para ishte Monika Kryemadhi që doli hapur në mbështetje të tij. Të martën ajo vlerësoi hapur operacionin e policisë, ndryshe nga sa e kritikoi PD. “Kemi dëgjuar për arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri që është një sinjal shumë i mirë për hir të së vërtetës, për shkak të sigurisë, është një sinjal shumë i mirë për të rinjtë, për t rejat, për popullin shqiptar, si një mundësi për të parë që diçka do të fillojë dhe do të shkojë në vend”, tha ajo në një takim në Vlorë.

Çdokush mund të thotë se kjo nuk tregon asgjë, por është një tjetër eksponent i LSI që fakton aleancën Meta-Xhafaj-Kryemadhi. Ish-deputeti i LSI, Flamur Çelaj ka bërë një status në rrjetet sociale, ku tregon hapur bashkëpunimin e tyre kundër Ramës. Ai sot mban postin e kreut të Komisionit të Sigurisë në LSI.“Përfitoj nga rasti të shpreh përkrahjen time për Policinë e Shtetit të cilët i inkurajoj të vazhdojnë operacionet e tyre për çrrënjosjen e krimit në mbarë vendin. Për ministrin Xhafaj, pastërtinë morale të të cilit nuk e kam vënë kurrë në dyshim, i jap të njëjtin inkurajim, por me një këshillë: Mos lejo kryeministrin të interferojë në drejtimin politik të dikasterit që ti drejton, pasi ai do sabotojë punën tënde dhe do komprometojë imazhin tuaj në sy të shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Mesazhi i Olldashit shtatë vite më parë/ Propozimi i LSI është një maskaradë, ja çfarë kërkon Meta

Pjesë e aleancës duket se është dhe kryebashkiaku Veliaj. Ky i fundit ka disa ditë që vetëm thur lavde ndaj ministrit të Brendshëm. E fundit ishte të martën. Ai vlerësoi jashtë mase operacionin e ndërmarrë për arrestimin e 34 personave. Po ashtu i thuri lavde ministrit Xhafaj, ndërkohë që policia bëri vetëm detyrën. Nga ana tjetër është fakt që Veliaj ka marrëdhënie shumë të mira me Metën.

Kreu i shtetit dhe pak ditë më parë e pranoi se ka marrëdhënie të shkëlqyera me të pavarësisht debateve për teatrin. Ndërkohë Kryemadhi i dha atij 6 këshilltarë bashkiakë. Por ajo që e vërteton më së miri se LSI ka një pakt me Xhafajn janë dhe mediat pranë saj. Asnjë prej tyre nuk sulmon ministrin dhe madje e kanë vlerësuar. Nëse kthehemi pas në kohë, LSI nuk reagoi për çështjen e vëllait të Xhafajt. Madje, Kryemadhi ishte ajo që tha se nuk mund të mbajë Xhafaj përgjegjësi për punët e të vëllait.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që komunikojnë, nuk përgjohet

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

Në një intervistë për emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, Hoxha tregoi edhe një rast kur grupet kriminale dhe autoritetet amerikane instaluan të njëjtin program.

Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha.

LEXO EDHE:  Nuk ndalet LSI/ “Sulmon” ndërkombëtarët, për reformën në drejtësi

LEXO EDHE:  “Nuk kanë bërë padi”/ PD i përgjigjet Veliajt me dokumenta: Është reale, të pret drejtësia!



Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më whatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE