LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi dikskuton ndalimin e pijeve energjike për të miturit/ Alarmon Braçe

25 Tetor 2018, 08:18, Aktualitet CNA
Kuvendi dikskuton ndalimin e pijeve energjike për të miturit/ Alarmon

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe gjatë fjalës së tij në nisje të punimeve të seancës së sotme të Kuvendit, ka folur në lidhje me dëmet dhe pasojat e mëdha që sjell tek të miturit konsumimi i pijeve energjike dhe atyre me sasi të shtuar sheqeri.

Ndër të tjera, Braçe ka theksuar se konsumi i këtyre pijeve sjell tek fëmijët probleme dhe dëme po aq të mëdha sa alkooli.

?Sjell migrenë dhe dhimbje koke për shkak të kafeinës, sjell rritje të ankthit, pagjumësi , diabet, varësinë, sjellje të rrezikshme në shoqëri, agresivitet, ç?rregullime personaliteti, nervozizëm, ankth, dridhje dhe marramendje?-tha Braçe.

Gjithashtu Braçe paralajmëroi ndëshkim për të gjithë ata që u shesin fëmijëve pije të tilla.

Lajmet e fundit nga