LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Meghan Markle “lë nam” në Tonga/ Nga fustani i kuq i del…

25 Tetor 2018, 10:05, Aktualitet CNA

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka mbërritur në Tonga, ku vazhdojnë turneun e tyre zyrtar së bashku me bashkëshortin.

Meghan ka zbritur nga avioni e veshur me një fustan të kuq me të qëndisura me lule, ku tregon barkun e rrumbullakosur, por për herë të parë nuk është barku i Meghan Markle që bën lajm, por thjesht një etiketë poshtë fustanit.

Etiketa e bardhë poshtë fustanit, të cilën era e ka ndihmuar ti dalë shpesh here, ka tërhequr vëmendjen e fotografëve.

Cifti mbretëror anglez ndodhet në një turne zyrtar në Australi, Fiji, Tonga, ku janë pritur ngrohtësisht nga të gjithë.

Kjo është vizita e tyre e parë zyrtare jashtë vendit si të martuar dhe Australia, ishte vendi ku ata zbuluan shtatzëninë e Meghan, e cila pritet të lindë në pranverë.

Lajmet e fundit nga