LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Traditat e kulinarisë nëpër vende të ndryshme të botës

24 Tetor 2018, 14:10, Lifestyle CNA
Traditat e kulinarisë nëpër vende të ndryshme të

Nuk mund të shkosh në një destinacion të caktuar e të mos provosh pjatën tipike vendase. Nga tradita kulinare e një vendi mund të zbulosh kulturën e një populli, historinë, fantazinë dhe gjithçka tjetër. E gjitha kjo vetëm nëpërmjet shijes. Në listën e mëposhtme, do të zbuloni disa nga pjatat tipike që nuk duhet t?i lini pa provuar nëse vendosni që të vizitoni ndonjërin prej këtyre shteteve.

Nëse keni vendosur që të vizitoni Anglinë, atëherë nuk duhet të lini pa provuar Roston e viçit dhe pudingun Yorkshire. Pjatë më angleze se kaq zor se do të mund të gjeni. Një rosto e butë, e shijshme, e shoqëruar me pure patatesh apo bizele të skuqura në gjalpë, do të ishin tunduese për çdokënd.

Ky vend ka me çfarë të krenohet, sidomos nëse bie fjala për gastronominë. Megjithatë nëse ndodheni në Itali ju nuk duhet të lini pa provuar picën. Është ?kryeqyteti? i picës apo jo? Provoni pica me pure domatesh të freskëta, djathë mocarella dhe borzilok dhe do ta njihni më shumë Italinë.

Nëse shkoni më larg, e kemi fjalën për Malajzinë, atëherë ju duhet të provoni pjatën Nasi Lemak. Një pjatë interesante, ku bashkohen një sërë shijes. Oriz i zier në qumësht kokosi, shoqëruar me kikirikë të pjekur, kastravecë, açuge, vezë të zier dhe një salcë tipike vendase.

Nëse shkoni në Meksikë, duhet të provoni salcën Mole. Çfarë e bën të veçantë? 100 ingredientët nga të cilët përbëhet. Është cilësuar si një nga salcat më të mira në botë. Ia vlen ta shijoni, nëse ju jepet rasti sigurisht.

Nëse rruga ju ka rënë për nga vendet Nordike, atëherë ia vlen të hahet një pjatë e denjë vendase. Ajo quhet Rakfisk. Një pjatë tipike për të shoqëruar dimrin e gjatë Nordik. Kjo pjatë është e përbërë nga një lloj salmoni që rritet në ujëra nordike, i cili lihet në kripë për disa muaj, deri sa të fermentohet. Pjata shoqërohet me qepë të freskëta, pana të thartë dhe patate të ziera.

Në Portugalinë e bukur duhet të konsumoni një pjatë tipike dhe tejet të shijshme siç është, Fransezinja (Francesinha). Një sanduiç shumë i veçantë, i bërë me proshutë dhe salsiçe derri të tymosur. I mbuluar përsipër me djathë të shkrirë dhe në fund fare një vezë sy. Një pjatë disi kalorike, por shumë e shijshme.

Të gjithë e preferojnë ushqimin kinez. E nëse shkoni në Kinë, atëherë ju duhet me siguri të provoni një nga pjatat, atë më tipiken kineze, Xiaolongbao. Një pjatë, e cila konsiderohet si ravioli i Shangait, të mbushura me mish. Të gatuara në avull, në shportë bambuje.

Pjata tipike këtij shteti është Banchan. Një pjatë, e cila në fakt përbëhet nga shumë pjata të tjera të vogla që ngjajnë më shumë me ca meze të shijshme, të shoqëruara me oriz. Këto pjata përmbajnë mish kali pikant, të fermentuar, Guk, e cila është një lloj supe, si dhe mish furre me perime të gatuara sipas recetës koreane.

Nëse ju bie rasti të vizitoni ndonjë qytet që shtrihet buzë brigjeve të Dalmacisë, mos harroni të provoni djathin Paski sir. Një djathë i fortë, i përgatitur nga qumështi i deleve me origjinë nga ishulli Pag.

Ka një pjatë tjetër të shijshme tradicionale ?Molokhia?. Një recetë, e cila është e realizuar nga gjethet e Molokhia-s, një lloj bime e ngjashme me spinaqin, por pak më e hidhur. Kjo pjatë, gatuhet në formën e një supe, i shtohet koriandër, hudhër dhe shërbehet me mish pule, lepuri ose edhe mish qengji apo peshk.

Shawarma, kështu quhet pjata më e mirë e Emirateve Arabe. Ndoshta për këtë fakt është kaq e famshme. Një lloj piteje e mbushur me lloje të ndryshme mishi, perime, salcë tahin dhe humus pikant.

Byreku i Klarkut! Pikërisht me këtë emër do ta gjeni pjatën tradicionale uellsiane. Kjo recetë ngjan me tortat e kripura, të bëra me mish e perime, sipas një recete, e cila mbahet sekret.

Receta tradicionale e këtij vendi quhet Khachapuri. Nuk është supë, as ndonjë lloj gjelle, por një panine e thjeshtë, të cilës i hiqet gjysma e kores së sipërme. I hidhet djathë i freskët ose i stazhonuar, i shtohet një vezë sy, futet në furrë dhe piqet. Besoj e imagjinoni shijen.

Pjata që përfaqëson më së miri historinë kulinare rumune quhet, sarmale. Një pjatë tipike dimërore në fakt. E përgatitur nga gjethet e lakrës të mbushur me lloje të ndryshme orizi dhe mish të grirë.

Këtë herë përfaqësohet me Katsudon si traditë, jo me sushin, që njihet dhe përdoret në të gjithë botën. Katsudo është një kotoletë derri, e lyer më vezë dhe më pas e skuqur, e shoqëruar me oriz.

Në këtë vend duhet të shijoni versionin e mishit të thatë, por shumë më të shijshëm se sa mund ka keni shijuar në çdo vend tjetër të botës. Sekret i vendit sigurisht. Për këtë arsye Afrika e Jugut krenohet me mishin e thatë.

E çfarë pjate më tipike se sa hamburgeri do të kishte Amerika? Me siguri nuk çuditeni nëse ju themi se po të keni rast të vizitoni Shtetet e Bashkuara, duhet të shijoni hamburgerin. Më saktë: hamburger, patate të skuqura dhe një milkshake në fund.

Përfaqësohet me Kabsah. Një pjatë e thjeshtë, por me mish, oriz dhe perime, e shoqëruar me erëzat më të shijshme të mundshme, si: koriandër, karadamon, zaferano, kanellë dhe pak arrë moskat.

Byreku ?pluskues? (pie floater) është traditë kryesisht e gjithë zonës së Adelaide-s. Një byrek i mbushur me mish, i servirur brenda një pjate me supë bizelesh, i spërkatur sipër me salcë domatesh dhe piper.

Është shumë e thjeshtë në atë çka përgatit dhe ofron. Për këtë arsye ndoshta nuk do t?ju lërë pa frymë pjata e tyre e traditës: Midhje dhe patate të skuqura. Shkojnë shumë dhe shijojnë megjithatë.

Feijoada! Është pjata më e famshme e Brazilit. Ka disa receta me të cilat gatuhet kjo pjatë tipike, por më e njohura është ajo ku fasulet e zeza zihen për një orë së bashku me biftekët e viçit, mish derri dhe erëza. Shërbehet me oriz të bardhë dhe sallatë vendase.

Poutine! Një pjatë me origjinë nga Kebeku dhe pa ndonjë impenjim të madh. Çfarë janë? Patate të skuqura me një mish-mash salcash. Nëse nuk keni dëshirë, nuk jeni të detyruar t?i provoni.

Lajmet e fundit nga