Connect with Us

“Tano Cariddi” pjesë e filmit shqiptar, mbërrin në Tiranë për xhirime

Aktualitet

“Tano Cariddi” pjesë e filmit shqiptar, mbërrin në Tiranë për xhirime

Publikuar

-

Aktori italian Remo Girone, i njohur nga të gjithë shqiptarët, si Tano Cariddi ka mbërritur në Shqipëri për një projekt të ri filmik, xhirimet e të cilit kanë nisur në vendin tonë.

Lajmin për mbërritjen e tij e ka dhënë ish-ministrja Majlinda Bregu, e cila ka publikuar edhe disa foto me Remo Girone-n.

“Tano e’ solo di Tano” – thoshte Tano Cariddi?.Remo Girone është kaq mik sa na vjen keq ta kujtojmë si Tano Cariddi. “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”. 4 foto @xhodihysa ne vend te Mireseardhjes per aktoret italiane që do të interpretojnë krahas aktorëve shqiptare. #RemoGirone, #VictoriaZinny, #NinoCeleste, @aiello.beatrice @martagastini. P.s postimi pa leje nga #NikoAjazi

LEXO EDHE:  E rëndë/Gjendet një kufomë në shkurre në Tiranë

Bashkëshorti i Bregut, Namik Ajazi ka nisur xhirimet për filmin që titullohet “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kinematografia botërore në zi/ Shuhet aktori i madh francez, Jean Paul Belmondo

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Jean Paul Belmondo, aktori francez i cili fitoi famë ndërkombëtare në klasikën revolucionare të Jean-Luc Godard, “New Wave” ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Belmondo, i quajtur “Bébel” nga publiku francez, u bë një nga yjet më të mëdhenj të kinematografisë në vend, në vitet ’60 dhe ’70.

Ashtu si Delon, Belmondo ishte një figurë kyçe e gjeneratës së shquar të filmave evropianë të asaj periudhe, me serinë e filmave që ai bëri me Godard-të cilat përfshinin “A Woman Is a Woman” dhe “Pierrot le Fou”, duke lënë gjurmë në kinematografinë botërore.



I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, “Neuilly-sur-Seine”, i biri i skulptorit “Pied-Noir” Paul Belmondo, ndoqi një sërë shkollash private elitare.

LEXO EDHE:  E rëndë/Gjendet një kufomë në shkurre në Tiranë

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vret me thikë babanë 82-vjeçar

Pas diplomimit, Belmondo filloi të aktrojë në teatër, duke u shfaqur në shfaqjet e “Anouilh”, “Feydeau” dhe “George Bernard Shaw”. Ai gjithashtu siguroi një varg rolesh të vogla filmike: në njërin prej tyre, komedinë e Marc Allegret të vitit 1958 “Un Drôle de Dimanche”, ai u dallua nga Godard, i cili atëherë ishte ende një kritik në “Cahiers du Cinéma”.

Belmondo u shfaq për herë të parë në “Molierin” e shkurtër (1956). Roli i tij i parë filmik ishte një skenë me Jean-Pierre Cassel në “On On Foot, on Horse, and on Wheels” (1957), e cila u pre nga filmi përfundimtar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Aktorja e famshme kërkon nga reporterët të pyetet për filmin dhe jo për martesën

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ 18-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE