LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacioni Volvo 4/ Zbardhet kërkesa e Prokurorisë për dy ish-deputetët socialistë

24 Tetor 2018, 15:00, Aktualitet CNA
Operacioni Volvo 4/ Zbardhet kërkesa e Prokurorisë për dy

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar masën e sigurisë, ?arrest me burg? për dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të arrestuar në kuadër të operacionit të policisë Volvo 4. E njëjta masë sigurie është kërkuar edhe për 30 të pandehurit e tjerë.

Ndërkohë për Mimoza Ndokën dhe 74 vjeçarin Vlash Gazhulli, organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë ?arrest shtëpie?.

Kujtojmë se Arben Çuko akuzohet për korrupsion në burgje, gjatë kohës kur ishte në drejtim të këtij institucioni. Ndërkohë ish-deputeti tjetër socialist, Arben Ndoka, akuzohet për tjetërsim pronash në qytetin e Lezhës. Ndaj Ndokës, rëndojnë akuzat e  falsifikimit të vulave, stampave, formularëve dhe  shpërdorimit të tokës në kuadër të një grupi kriminal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga